Kategoria Superiore Shqipëri

Një gjigand serb te Partizani, Trashi i habit të gjithë!

Milan Culum, kështu quhet mesfushori më i ri që ka dalë në stërvitje te Partizani. Sloboda Tuzla është ekipi me të cilin serbi ka luajtur në pjesën e parë të këtij sezoni, ndërkohë që është aktivizuar në Superligën serbe me Rad Beograd, Radnik Surdulica, Radnički Niš, Hajduk Kula dhe Radnički 1923. Culum, shtatlarti, është 200 centimetra i gjatë, luan si mesfushor me tipare mbrojtëse dhe zor se do të duhet të testohet me të kuqtë, pasi ka një eksperiencë të madhe dhe është lojtar i lirë.

Risia tjetër është rikthimi i Lorenc Trashit. Në klubin e kuq kanë bërë prapaktheu, pasi nuk e kanë luksin të lënë në ekipin e dytë një nga futbollistët më të rëndësishëm të skuadrës së tyre. Debatet dhe replikat në media mes mesfushorit dhe trajnerit Starova duhet të mbyllen këtu dhe tashmë do të shihet nëse Trashi do të jetë titullar në Vlorë.

Partizani këtë sezon synon Kupën e Shqipërisë dhe një nga tre vendet e para në klasifikim, objektiv që nuk do të jetë aspak i lehtë. Problem për momentin mbetet afrimi i një sulmuesi qendror, për të cilin drejtuesit po kërkojnë, por akoma nuk ka diçka konkrete.

Related posts

“KJO FITORE SHKON PËR QYTETIN E DURRËSIT”/ Flet trajneri Shkëmbi: Më pëlqen të rrezikoj, sepse

Delo.autor

NDESHJE DRAMATIKE NË “ELBASAN ARENA”/ Partizani mposht Teutën me përmbysje në frymën e fundit

Delo.autor

SITUATË ABSURDE/ FSHF fut në kolaps Superioren, ja çfarë rrezikon

Delo.autor

Leave a Comment