Futboll Shqipëri Sport

NUK KA LEKË/ Nis “hemorragjia” te Luftëtari, portieri RUCI i lirë në JANAR

Ende pa u mbyllur pjesa e parë e sezonit, te Luftëtari kanë nisur firot e para. Portieri Shkëlzen Ruci është në prag divorci me skuadrën. “Gardiani” i gjirokastritëve ka bërë gati letrat për t’u larguar me mbylljen e kësaj faze. Numri 1 i portës gjirokastrite do të jetë pjesë e Luftëtarit edhe për dy ndeshje, në transfertën ndaj Skënderbeut dhe në duelin në shtëpi ndaj Partizanit, për të dalë më pas i lirë.

Në këtë mënyrë, portieri nga Elbasani bëhet futbollisti i parë që konfirmon largimin nga zikaltrit, duke konfirmuar krizën financiare te skuadra që edicionet e fundit ka befasuar me lojën dhe organizimin e saj. Kambanat e alarmit kanë rënë prej kohësh, me lojtarët që nën zë kanë deklaruar se problemet financiare nuk po zgjidhen, madje rezultatet e ndeshjeve të fundit janë parë si rrjedhojë e një situate të keqe në këtë aspekt.

Janë të shumtë lojtarët që kanë bërë gati letrat për t’u larguar nga Luftëtari, duke pritur vetëm mbylljen e kësaj faze, për të nisur zyrtarisht tratativat për një lëvizje në një tjetër skuadër. Për 26-vjeçarin, ish-portier i Elbasanit dhe Bylis në elitën e futbollit shqiptar, nuk mungon interesimi nga ekipet brenda vendit. Mbetet për t’u parë se ku do të jetë e ardhmja e tij, e cila do të mësohet në përfundim të sfidës me Partizanin.

Related posts

Sanchez-es transferohet në Manchester, por Pogba kërkon që…

Q.Autor

LUFTA NË UKRAINË/ UEFA merr vendimin, i heq nga duart Rusisë finalen e Champions. Ja ku do të luhet…

Delo.autor

DAJA ME NDRYSHIME NË MBROJTJE/ Ja si nisi java për Skënderbeun në stërvitje

Delo.autor

Leave a Comment