Futboll Seria A

Njëra nga dy skuadrat e Milanos nuk do të luajë më në ‘San Siro’

Në “San Siro” duket se do të luajë vetëm një skuadër dhe njëra mes Interit dhe Milanit do të largohet nga stadiumi gjigant.

Sipas asaj që shkruajnë mediat sportive në Itali, Milani ka vendosur të tërhiqet nga kontrata që e lidh me “M-I Stadio Srl.”, shoqëria në bashkëpronësi me Interin me anë të së cilës dy skuadrat milaneze kontribuojnë financiarisht, së bashku me Komunën e qytetit për menaxhimin e stadiumit historik.

Mediat sportive italiane shkruajnë se Milani ka informuar në ditët e fundit të vitit të kaluar si Komunën e Milanos ashtu edhe klubin e Interit se nga 30 qershori 2018 kërkon të tërhiqet nga kontrata që e lidh me “San Siron”.

Kjo ka shkaktuar shqetësim tek Interi, aq sa Antonello ka kërkuar një takim në lidhje me menaxhimin e stadiumit dhe sigurimin e të ardhurave për të. Detaje të mëtejshme pritet të dalin në orët dhe ditët në vijim.

Related posts

Salah: E kam ëndërruar finalen e Ligës së Kampionëve

Sadik.Autor

“NË LUFTË NA DOGJËN SHTËPINË”/ Futbollisti shqiptar shpërthen në lot në emision, kujton të kaluarën e vështirë (VIDEO)

Delo.autor

Kategoria e Parë, grupi A; ja rezultatet e para të “play-off”-it

Q.Autor

Leave a Comment