Gossip

Njihuni me 8 sportistët profesionistë, që kanë pirë marihuanë dhe duhan

Lajmi i para disa kohëve i vëllezërve Diaz, “luftëtarët” e UFC, se janë kapur duke pirë duhan dhe janë gjobitur me vlerë rreth 2000 $, ka inspiruar “Marca Buzz” për të bërë një listë të sportistëve, të cilët janë fiksuar duke konsumuar marihuanë dhe duhan.

1. Franck Ribery u kap në Ibiza me një mik.

2. Michael Phelps u kap në vitin 2009, menjëherë pas suksesit të tij historik në “Pekin 2008”.

3. Allen Iverson. Ish-lojtari i Sixers në NBA u arrestua për posedim të marihuanës (ndër të tjera), më shumë se një herë.

4. Gervasio Deferr, spanjolli me medalje olimpike, u pezullua tre muaj në vitin 2002, sepse nga testi rezultoi pozitiv me kanabis.

5. Pat Cash. Ish-lojtari i Australian i tenisit pranoi në vitin 2007 se gjatë turneut “Wimbledon”, të cilin e fitoi në vitin 1987, hëngri biskota të tymosura marihuanë.

6. Carmelo Anthony është dënuar dy herë gjatë karrierës së tij për posedim të marihuanës.

7. Ish-lojtari francez i tenisit, Yannick Noah, befasoi gjithkënd, kur pranoi se gjatë karrierës së tij ka tymosur rregullisht e mjaftueshëm në shtëpi.

8. Kareem Abdul-Jabbar është një avokat i marihuanës mjekësore. Ish-lojtari i NBA ka leje medicinale për të pirë duhan, si rrethanë lehtësuese për sëmundjen e migranës.

Related posts

Ultimatumi i Edi Ramës lë pa punë prezantuesen SUPERSEKSI (FOTO)

Isa.Autor

PLAS TEK REALI/ Pushimet e tejzgjatura, Ramosi “përçan” klubin madrilen

Isa.Autor

“S’MË SHIJON SUPA E NGROHUR DISA HERË”/ Erjona Sulejmani injoron keq ish-bashkëshortin Xhemaili (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment