Futboll Gossip Seria A Sport

WANDA E ZGJODHI SITUATËN/ “Ngrin” bota e futbollit, Juventus publikon momentin e zyrtarizimit të Icardit (FOTO)

Pyetje prej merkato fantazie: si mund të ndodhë në botë që të gjendet një foto e Icardi në profilin spanjoll të Juventus? Përgjigja: asnjë bombë merkato. Vetëm një gabim i thjeshtë teknik. Kësaj here çështja e rinovimit të sulmuesit argjentinas me Inter nuk ka të bëjë thuajse fare.

Çështja në fjalë është një gafë e gjitha sociale. Fundja, edhe më të mirët gabojnë. Dhe Juventus ka postuar përmes kanalit të vet zyrtar një foto Icardi dhe Belfodil, në moshë parashekullore, të lumtur që veshin fanellën zikaltër për prezantimin zyrtar te Inter.

Është e dukshme që ka patur një gabim në përzgjedhjen e fotos që duhej të shoqëronte informacionin që lidhej me sfidën e Zonjës së Vjetër kundër Fiorentinës. Ajo që e bën edhe më të pakuptimtë gjithë këtë gafë, është edhe fakti se bëhet fjalë për njoftimin mbi sfidën që do të përballë ekipin femëror të Juventus me zonjat e Fiorentinës. Sfidë shumë e ndjerë, por gjithsesi shumë larg, nga derbi i Italisë mes meshkujve.

Natyrshëm që sektori i komunikimit ka riparuar menjëherë gabimin. Mjafton të kërkosh llogarinë zyrtare të Juventus në “Twitter” për të kuptuar se gjithçka i është rikthyer normalitetit absolut. Gjithsesi, oportunistët më të mëdhenj të rrjetit nuk kanë lejuar që tu shpëtojë shansi pa e përjetësuar atë moment të gafës në shtëpinë bardhezi. Kështu, foto me të gjithë bashkë, Juventus, Icardi dhe Belfodil ka bërë menjëherë xhiron e botës, me shpejtësinë supersonike të rrjetit.

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Jo vetëm Antonio Conte, Inter-it i largohet dhe drejtuesi i lartë

Delo.autor

EURO 2020/ Izraeliti shënon golin e mbrëmjes, por blerja misterioze e Interit i prish festën (VIDEO)

Delo.autor

BARCELONA PA TRAJNER? Pique i tregon Rakiticit ku të pozicionohet në fushë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment