Futboll Premier League

Norwich-Chelsea, “Kanarinat” sfidojnë “Blutë” në kupën e Anglisë

Futbolli anglez do të vazhdojë ditën e shtunë me ndeshjet e vlefshme për fazën e 1/32-ve të Kupës së Anglisë. Një nga sfidat më interesante do të jetë ajo që do të zhvillohet në 18:30 mes Norwich dhe Chelsea.

Vendasit po zhvillojë një kampionat me ulje-ngritje në Championship, ku mbajnë vendin e 13-të në renditje, 5 pozicione larg vendit ku e mbyllën sezonin e kaluar. gjithsesi, në tri ndeshjet e fundit ata kanë marrë 2 fitore dhe një barazim. Por duhet thënë se skuadrat ndaj të cilave kanë luajtur “Kanarinat” në këto tre takime kanë qenë Millwall, Birmingham dhe Burton, ekipe që ndodhen në gjysmën e poshtme të klasifikimit.

Chelsea, nga ana tjetër, e ka çuar në 7 numrin e ndeshjeve pa pësuar humbje pas barazimit spektakolar 2-2 të marrë në fushën e Arsenal. Kampionët në fuqi të Premier League kanë regjistruar 5 fitore dhe 2 barazime në këtë periudhë, por ecuria e tyre në transfertë lë akoma për të dëshiruar. “Blutë”, në fakt, kanë arritur të marrin vetëm 1 fitore nga 5 ndeshjet e fundit të luajtura larg shtëpisë.

Për sa i takon përballjeve të drejtpërdrejta mes këtyre dy skuadrave, Chelsea është i pamposhtur në 13 ndeshjet e fundit të luajtura kundër Norwich në të gjitha kompeticionet: 10 fitore, 3 barazime.

Gjithashtu, “Blutë” kanë marrë katër fitore dhe 1 barazim në pesë vizitat e fundit të bëra në fushën e Norwich. Dy përballjet e fundit, të zhvilluara mes këtyre dy skuadrave në Kupën e Anglisë, janë fituar nga Chelsea, por janë luajtur të dyja në “Stamford Bridge”.

Related posts

NGA NUMRI “9” TEK VIDAL OSE RAKITIC/ Ja 8 çështjet kryesore që duhet të sqarojë Quique Setien te Barcelona

Delo.autor

SITUATA DELIKATE/ Mbledhje urgjente pas derbit me Partizanin, Dinamos i bëhet makth edhe… mbijetesa

Delo.autor

Superiorja, Vllaznia përmbys Kukësin, “i gëzohet” golit laçian (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment