Kategoria Superiore Shqipëri

Asambleja për presidentin e FSHF, zbulohet kur do të vendosë Komiteti Ekzekutiv

Muajt në vijim, në Shqipëri do të kenë si kryefjalë zgjedhjet në institucionin e futbollit. Duke qenë se ky vit kalendarik përkon me periudhën në të cilën duhet të zhvillohet një asamble zgjedhore, mbetet për t’u saktësuar si fillim data në të cilën do të mbahet ajo.

Presidenti aktual i FSHF-së është pyetur në lidhje me rikandidimin e tij për këtë post, por ai ka shtyrë vendimin. “Do të ndërmarr një vendim në kohën e duhur”, është shprehur ndër të tjera Duka.

Ndërkohë, mbetet për t’u parë se cili do të jetë kandidati apo edhe kandidatët, nëse do të jenë disa, të cilët do garojnë në zgjedhje. Armand Duka është në krye të institucionit të futbollit në vend që nga viti 2002.

Ndërkohë, Statuti i Federatës Shqiptare të Futbollit kërkon që ky proces zgjedhor të mbahet në gjashtëmujorin e parë të vitit, pritet që javën e ardhshme të saktësohet data.

Nga burime pranë institucionit të futbollit në vend bëhet me dije se javën e ardhshme pritet të zhvillohet mbledhja e parë për këtë vit e Komitetit Ekzekutiv, i cili do të vendosë edhe në lidhje me datën e zgjedhjeve. Për momentin, asnjë kandidaturë zyrtare nuk është deklaruar për të qenë pjesëmarrëse në zgjedhjet e radhës për postin e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Related posts

“TIRONA I PËRULET GJITHË KRYEQYTETI”/ “Bardheblutë” me promo motivuese para rifillimit të Superiores (VIDEO)

Delo.autor

KONFIRMON NDESHJEN ME CRVENA ZVEZDËN/ Tirana: Gjithë ekipi rezultoi negativ për COVID-19 pas kryerjes së tamponëve

Delo.autor

“TANI LUAJ NË MBROJTJE”/ Panuçi “hap kartat”: Asani i Partizanit mund të bëjë punë, Hafizin do e marr në…

F.autor

Leave a Comment