Futboll Premier League

Nuk do ta besoni, Ronaldo bëhet i panevojshëm për Manchester United-in e Mourinhos

Manchester United do të afrojë në skuadër në orët e ardhshme kilianin Alexis Sanchez, duke e shkëmbyer kokë për kokë me Henrik Mkhitaryan.

Duke qenë se nuk shpenzoi para për ta blerë, United do të investojë shumë në pagën e lojtarit, që mendohet se do të jetë rreth 16 milionë euro në sezon.

Alexis do të ndikojë direkt te Reali i Madridit, pasi i mbyll derën automatikisht transferimit të Cristiano Ronaldos te “Djajtë e Kuq”.

Sipas mediave angleze, Jose Mourinho nuk ka aspak ndërmend që të blejë sulmuesin portugez 5 herë fitues të “Topit të Artë”.

Në merkaton e verës thuhet se Mourinho do të shpenzojë për të përforcuar mbrojtjen dhe mesfushën, pasi sulmin e ka të plotësuar me Alexis, Martial, Rashford, Mata, Lukaku dhe Lingard.

Related posts

“TREGON SE SA I MADH ËSHTË…”/ Gjesti ndaj Coutinho tregon madhështinë e një ylli si Lionel Messi!

F.autor

Bindja e talentëve/ Challendes po mban “amanetin” e VOKRRIT tek KOSOVA

Isa.Autor

SERIA A/ Gjykata gjobit Agnellin dhe Juventusin

Q.Autor

Leave a Comment