Futboll Seria A Sport

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Milan mposht Bologna-n falë dyshes Rebic-Kessie dhe shkruan historinë

Milan ka harruar humbjen e pësuar në derbin e Kupës së Italisë dhe është kthyer te fitorja në Serinë A pasi ka mundur 2-1 Bologna-n në transfertë.

Rebic ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 26-të pas penalltisë së gabuar nga Ibrahimovic. Goli i dytë i kuqezinjve ka ardhur përsëri nga pika e bardhë dhe është shënuar nga Kessie.

Poli ka rihapur takimin në minutën e 81-të, por rezultati ka mbetur i pandryshuar deri në fund.

Milan ka gjetur golin në transfertën e 20-të radhazi në kampionat për herën e parë në historinë e kampionatit italian, duke thyer rekordin prej 19 ndeshjesh të vendosur mes 1992 dhe 1993.

Related posts

DUAN TITULLIN/ Teuta godet në merkato, huazon Vecajn nga Dinamo Zagrebit

Isa.Autor

PRAPASKENA/ Ja si RONALDO e bindi mesfushorin bardhezi të shkonte te Sportingu

Isa.Autor

BEFASUESE/ Edhe Ibrahimovic kundër Mourinho: Tani ai është i lirë (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment