Futboll La Liga

Nuk u zgjodh fillimisht për prova nga agjenti – Iku nga Gana pa i treguar familjes, sot lojtar i Atletico Madridit

Thomas Partey ka rrëfyer jetën e tij dhe ardhjen në Spanjë, duke e lënë Ganën pa i treguar askujt.   

Atij iu dha mundësia që të bëjë një provë në Spanjë, pasi ishte vërejtur nga një agjent në qytetin e tij të lindjes duke luajtur futboll.

“Ishe një lojtar tjetër më i mirë se unë, që shënonte shumë gola, por ai nuk donte të vinte në Evropë, dëshironte të luante për një klub në Ganë”.

“Pastaj ai erdhi te unë dhe më pyeti se çfarë dëshiron, unë i thash se dua të triumfoj në futboll që ta ndihmoj familjen time. Ai më pyeti se kush është babai im për ta pyetur se a do të mund të më dërgonte në prova në Spanjë, por kurrë nuk tregoi se në cilin klub”.

“Shkova me agjentin dhe ai i bëri të gjitha letrat e mia gati, por bëja asgjë, vetëm trajnoja, ushqehesha dhe flija, derisa arriti dita kur duhej të udhëtoja, por nuk e  dija se në cilin klub”.

“Kam hipur në një makinë, më çuan në kryeqytet, ma dhanë pasaportën time dhe thanë: ‘Sot t’i udhëton’.

“Babai im nuk ishte në shtëpi, askush nga familja ime nuk dinte asgjë, as që po shkoj në atë ditë, sepse nëse do ta dinin, do të më shkaktonte shumë probleme”.

“Kam udhëtuar në Spanjë dhe ishin gjashtë ose shtatë muaj para se ta kuptonin të tjetër që nuk isha në Ganë”.

Partiy thotë se prindërit e tij e pranuan vendimin, pasi e kuptuan.

“Babai im gjithmonë ishte në rregull me vendimet e mia. Muajin e ardhshëm më dërguan para për të blerë atlete, mami im ishte i shqetësuar, sepse ajo po mendonte se çfarë mund të më ndodhte. Për këtë nuk i tregova se do të udhëtoja”, thotë Partey, cili deklaron se e dëgjon shumë të ëmën.

Lojtari zbulon e babai i tij kishte shitur disa gjëra me vlerë për t’ia mundësuar Partey që të ketë sukses.

“Agjenti im ma tha këtë, që babai nuk më tha kurrë asgjë, sepse ai e dinte që unë do të shkoja në prova”.

“Ai bëri një përpjekje të madhe dhe ai shiti shumë gjëra për t’i marrë un letrat dhe për të blerë atlete. Ai më kishte ndihmuar që kur isha i vogël”.

Ganezi e ka arritur ëndrrën e tij të luajë në Ligën e Kampionëve, por mbetet i shqetësuar nga eliminimi i hershëm nga kjo garë.

Lojtari është pjsë e Ganës ku ka arritur të paraqitet 13 herë.

Related posts

ZYRTARE/ Merret vendimi final, zbulohet e ardhmja e Tuchel, Bayern Munich del me njoftim

F.autor

“TIFOZËT E INTERIT, TË JASHTËZAKONSHËM”/ Mbrojtësi Young: Futbollin e kam nisur si sulmues…

Delo.autor

KRIZA EKONOMIKE/ Klubi italian del në shitje për 150 milionë euro. Amerika “shtrin tentakulat” në Serie A

Delo.autor

Leave a Comment