Kategoria Superiore Shqipëri

Orges Shehi: Sekreti im, puna dhe pasioni për futbollin

Nisi një cikël të gjatë suksesesh me Skënderbeun në vitin 2010 dhe me shumë mundësi, në fund të këtij sezoni do të varë dorezat përfundimisht. Ai është ikona dhe simboli i sukseseve të klubit të Skënderbeut pasi ka qenë përherë aty, në të mirë dhe në të keq, duke mbrojtur katërkëndëshin e skuadrës korçare. Orges Shehi është njeriu i parë që zbret në fushë dhe i fundit që largohet, pasi në gjenezë të punës së tij qëndron profesionalizmi. Me 40 vite mbi supe mbetet një nga portierët më të mirë të Kategorisë Superiore, duke rezultuar vendimtar në shumë ndeshje të këtij sezoni dhe Orgesi duket se e ka zbuluar sekretin e elizirit të rinisë.

“Kurrë nuk ka munguar dëshira për të punuar, por këto janë të lidhura me fizikun. Ka qenë një fazë e parë e frytshme që më ka dhënë kënaqësi, por me kualifikimin në Europa League nuk und të tërhiqesha. Nuk jam penduar dhe i falënderoj ata që më bindën dhe duhet të vazhdoj deri në fund, pasi nuk mund ta lë ekipin në baltë”.

Pasi e pranon që ky është sezoni i fundit si futbollist, Shehi u jep një mesazh drejtuesve të klubit për ta kërkuar pasardhësin pikërisht në gjirin e skuadrës korçare.

“Drejtuesit duhet ta mendojnë me qetësi, por nuk shikoj përtej mureve të Skënderbeut. Nuk besoj se do të ndihet shumë largimi im, sepse lojtarët ikin dhe klubi mbetet”.

Vitet kalojnë por objektivat e Shehit dhe të Skënderbeut janë po ato.

“Tani na presin objektivat e kampionatit dhe Kupës. Do të përqëndrohemi te të dy objektivat, sidomos te kampionati. Duket kampionat i lehtë, por është shumë i vështirë dhe ka shumë rëndësi fillimi”.

Nuk zhbalancohet portieri 40-vjeçar kur pyetet për rivalët, duke dhënë një mesazh edhe për skuadrën që, sipas tij, duhet ta interpretojë pjesën e dytë të sezonit ashtu siç mbylli të parën.

“Skuadra ka lojtarë të mirë, por duhet parë edhe merkatoja e Janarit që, gjithsesi nuk të ofron shumë. Ne duhet t’i marrim seriozisht kundërshtarët dhe duhet të ecim me atë hap që ishim pa u dhënë mundësi të tjerëve”.

Merkatoja është një tjetër temë e nxehtë në kampin korçar, por Shehi ka besim që drejtuesit e klubit do të punojnë për të ruajtur të njëjtin grup në cilësi.

“Nëse drejtuesit mendojnë se dikush do të largohet do ta mendojnë mirë pasi objektivi jonë është kampionati”.

Në fund Shehi e pranon se kalendari i ngjeshur i 4 muajve të parë të sezonit e ka rënduar disi skuadrën dhe tashmë që ekipi duhet të fokusohet vetëm në Kupë dhe Kampionat, situata do të ndryshojë edhe pse pjesëmarrja në një kompeticion si Europa League e ka ndihmuar shumë moralisht skuadrën.

Related posts

ZYRTARE/ Tjetër “divorc” te Vllaznia, 26-vjeçari largohet nga shkodranët

Delo.autor

YLLI ASANI KËRKOHET NGA SHUMË KLUBE/ Futbollisti i Partizanit ka disa oferta në tavolinë, por e duan në…

Delo.autor

DEGRADON DEBATI/ “Bërtet HAJDUTI, kapeni HAJDUTIN”: OSMANI dhe PRODANI polemika të FORTA në…

Isa.Autor

Leave a Comment