Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS HUMBJES NDAJ LUFTËTARIT/ Trajneri Shehi: Se kuptoj si mund ta pësosh atë gol që…

Trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi, foli pas humbjes ndaj Luftëtarit për mikrofonin e “Supersport” ku u shpreh:

“Vazhdojmë të përsërisim po të njëjtat gjëra. Të marrësh një gol në atë mënyrë nuk arrij ta konceptoj dot. Është një humbje që na vështirëson shumë. E kishim përgatitur mirë ndeshjen. Atë që kërkuam nuk e interpretuam mirë. Se kuptoj si mund ta pësosh atë gol që pësuam.

Mungesat…

Jemi skuadër me kontingjent të cunguar. Lojtarët me eksperiencë aq janë. Sot munguan Radas, Abazi, Sibo. Arritëm të bënim formacion me shumë arnime. Thirrëm një mbrojtës nga të rinjtë se nuk kishim kontingjentin e duhur.

Mungesa e Radasit…

Marko ndodhet në Kroaci. Pas ndeshjes me Kukësit është pranë familjes me lejen e drejtuesve. Besoj se ka arsye familjare që ndodhet aty. Ka biseduar me drejtuesit. Sibo na u dëmtua ditën e fundit. Kemi vështirësi kur mungojnë lojtarët .

A mendoni se bëtë pak për të marrë maksimumin?

Goli nuk na dhemb nga minuta, por nga mënyra si e pësojmë. Është shumë e dhimbshme.  Duke pasur parasysh mënyrën si e ndërtuam lojën, për ta kapur kundërshtarin në befasi, për këtë tentuam dhe menduam të fusnim Oto Xhonin. Për të marrë thellësinë. Nuk rezultoi e suksesshme. Prap këtë vendosje do të bëja në fushë, pavarësisht se lojtarët nuk dhanë maksimumin.

Mangësia e finalizimit të Oto Xhonit?

Të njëjtat probleme ka dhe Krasniqi. Punojnë shumë dhe kur vjen puna të goli e bëjnë si puna e lopës, e mbush e mbush dhe e derdh.

Related posts

LUFTA NË SIRI/ Ministri i Jashtëm francez bojkotoi ndeshjen Francë-Turqi, ja shkaku

Delo.autor

Alba thumbon Realin: Nëse Madridi do të ishte 19 pikë para, në Barcelonë do të na vrisnin

Q.Autor

NUK KA MË DYSHIME/ Merr fund telenovela, Barcelona të premten zyrtarizon goditjen e madhe

Delo.autor

Leave a Comment