Futboll Premier League

Owen: Ja pse Sanchez duhet ta kishte refuzuar Manchester United

Ish-sulmuesi i Liverpool dhe Real Madrid, Michael Owen, ka thënë se Alexis Sanchez duhet të kishte zgjedhur Manchester City përpara Manchester United.

Owen, i cili ka luajtur edhe për United, insiston se Sanchez do të kishte qenë një lojtar më i mirë nën drejtimin e Pep Guardiola-s.

“Nuk mund ta fajësoj Sanchez pasi zgjodhi të merrte një rrogë 450,000 euro në javë. Fjalët e tifozëve që e quajnë një mercenar janë të tepërta.

“Ai është thjesht një futbollist i cili do rrogën më të mirë të mundshme por nëse do të flisnim vetëm në aspektin futbollistik, atëherë United nuk duhet të ishte zgjedhja e tij e parë.

“Si një sulmues, ai duhet ta dijë që do t’i duhet të mendojë edhe për fazën mbrojtëse me Mourinho-n, ndërsa nën drejtimin e e Guardiola-s do të ishte më i lirë përpara dhe do të fokusohej për sulmin.

“Guardiola e njeh më mirë pasi kanë qenë te Barcelona bashkë.”

Related posts

Një “mal” me akuza/ Futbollisti i La Ligas del nga burgu për 30 mijë euro

Isa.Autor

“SHPRESOJ QË KY KLUB TË FITOJË TITULLIN “/ Trajnerit Ancelotti nuk i ndahet zemra nga Seria A, zbulon dëshirën e madhe

Delo.autor

TIFOZËT “PUSHTOJNË” FUSHËN PAS DUELIT/ Ja pamjet nga festa e “çmendur” e Partizanit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment