Futboll Seria A Sport

E ARDHMJA E SAMPDORIAS BËHET AMERIKANE/ Pronari i ri emëron për president të klubit legjendën…

E ardhmja e Sampdorias mund të bëhet amerikane, sepse Massimo Ferrero po mendon shitjen e klubit. Ka kohë që flitet për kalimin e klubit gjenovez në duart e fondit amerikan York Capital Management, që ka tentuar të blejë Palermon para pak muajsh.

Miliarderi nga New York, Jamie Dinan, i cili është presidenti i fondit, është gati të paguajë 120 milionë dollarë për të siguruar klubin e famshëm italian.

Jo vetëm kaq, sepse për të joshur tifozët dhe mediat në Itali, Dinan ka ndërmend të emërojë president të klubit një legjendë si Gianluca Vialli. Ish-sulmuesi i famshëm figuron si një ndër 3 administratorët e Sunrise Sport Limited, kompani e cila do të bëjë ofertën për blerjen e Sampdorias, në emër të fondit amerikan.

Ferrero, një ndër presidentët më të çuditshëm dhe komikë të futbollit, ka borxhe të mëdha dhe është nën presion, ndaj mund ta shesë klubin dhe të tentojë të blejë Palermon, që është për vete i fundosur dhe ka një çmim shumë të ulët.

Related posts

“FITUESI I TOPIT TË ARTË”/ PROBLEMET ME LIGJIN: Hidhen poshtë akuzat për MODRIC

Isa.Autor

VIDEO/ Espanjol-Real Madrid, plasin polemikat. Shihni golin e anuluar dhe gjykojeni vetë

Q.Autor

TIFOZI SERB OFENDON NË SHQIP/ Shaqiri të q*fsha nënën, por ja çfarë bën “YLLI” shqiptar (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment