Kategoria Superiore Shqipëri

Pacult “zbor” lojtarëve, Gjici gjen dashurinë e re

Nëse presidentin Safet Gjici do e pyesnim tani se çfarë note do t’i vinte trajnerit aktual Peter Pacult, nga 1 deri në 10, do të zgjidhte 11. Numri një i klubit verilindor merr zjarr shpejt dhe kjo u pa edhe me teknikun serb, Mladen Milinkovic. Ai ishte i preferuari i tij, por rezultatet e nxorën si një nga trajnerët më të dështuar të Kukësitqë nga ngjitja në Superiore.

Numri një i klubit është dashuruar me teknikun austriak, Peter Pacult. Ai po punon fort me skuadrën dhe  po stërvit shumë futbollistët. Ditën e sotme, numri një i klubit nuk ka ndalur përgatitjet, por do të nxjerrë ekipin e tij dy herë në fushën e lojës. Paradite, skuadra kuksiane do të stërvitet prej orës 10:00, ndërsa pasdite do të dalë në stërvitje në orën 16:00. Të dy seancat do të zhvillohen në kompleksin “Internacional”, në Pezë.

Kukësi po përgatitet për fillimin e kampionatit. Të premten, verilindorët do të luajnë kundër Vllaznisë, në sfidën e vlefshme për Superioren shqiptare, ndërsa të mërkurën më 31 janar kundër Tiranës, në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Shqipërisë. /EDS/

Related posts

DRAMË NË NDESHJEN E FEMRAVE PARTIZANI-BILISHTI/ 6 futbolliste humbin ndjenjat në fushë. Reagon FSHF

Delo.autor

LIVE/ Tirana-Flamurtari, “Perlë” e Albi Dokës. Merr fund makthi për ekipin e Memës

Delo.autor

DEBUTOI ME GOL NË EUROPA LEAGUE/ Marash Kumbulla në piedestal, ja statistikat…

Delo.autor

Leave a Comment