Futboll La Liga Ligue 1

Pakti sekret mes Neymar dhe Perez, Ronaldo ndërmjetësi i transferimit

“Neymar do të vazhdojë sezonin e ardhshëm te PSG me 2000%”. Këto ishin fjalët e presidentit të klubit parisien, Al-Khelaifi, kur u pyet në lidhje me një transferim të mundshëm të yllit braziliat te Real Madrid në verën e ardhshme. Sheiku i PSG është shumë i qartë dhe i prerë duke mohuar kategorikisht shanset që të ndodhë transaksioni aq i përfolur prej kohësh. Por, presidenti i “Los Blancos”, Florentino Perez e ka mes vetullave të tij dhe është i bindur se herët a vonë, Neymar do të veshë fanellën e bardhë. Në fakt, sipas “Don Balon”, mes brazilianit, përfshirë përfaqësuesit e tij dhe Real Madrid ka një pakt.

Një pakt për të cilin të dy palët kanë rënë dakord që ta negociojnë në të ardhmen. Florentino Perez është i ndërgjegjshëm se PSG nuk do ta lërë të lirë Neymar këtë verë, vetëm një vit pasi klubi parisien pagoi 222 milionë euro për ta “rrëmbyer” nga Barcelona. Prandaj, Perez është rikthyer te plani i tij fillestar, të negociojë për vitin e ardhshëm, 2019. Sepse refuzimit të PSG, i shtohet edhe një tjetër problem, vendi i Cristiano Ronaldo.

Transferimi i portugezit ësht ëmëse i vështirë në këtë moment. Florentino konsideron vetëm një opsion, të presë që Cristiano të largohet në MLS në verën e 2019 dhe pastaj të “rrëmbejë” Neymar. Pas dy viteve në Paris, PSG mund të jetë më i hapur ndaj negociatave për një transferim që do të ishte një rekord tjetër botëror. Ajo që duket e qartë sipas medias spanjolle është fakti që Neymar ka pranuar se Real Madrid do të sulmojë për atë dhe është i gatshëm të presë edhe një vit tjetër.

Related posts

YLLI MBAPPE BËHET ÇËSHTJE KOMBËTARE NË FRANCË/ Ministrja e Sportit i lutet publikisht: Kylian, ti duhet të qëndrosh, duam…

Delo.autor

BOTËRORI 2022/ “Tre Luanët” përfitojnë sërish një penallti, Harry Kane nuk fal nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

“ÇMENDET LEONARDO”/ Drejtori sportiv i MILANIT ofron një mega ofertë për yllin e PSG

Isa.Autor

Leave a Comment