Futboll Sport

VARIANTET E REJA TË COVID/ Britania ndal tifozët italianë: S’do ju lejojmë të hyni, nëse vini vetëm për finalen e “Euro2020”

Ministri britanik i transportit, Grant Shapps, u ka thënë tifozëve italianë të futbollit, që të mos përpiqen të udhëtojnë në Angli për finalen e Euro 2020, që zhvillohet të dielën në Wembley të Londrës.

Anglia përballet me Italinë të dielën në finale në stadiumin Wembley të Londrës, ku pritet që të jenë rreth 60 mijë tifozë.

Megjithatë, shumë pak prej tyre do të jenë italianë, pasi rregullat e udhëtimit të Britanisë kërkojnë 10 ditë karantinë për personat që arrijë në Angli.

I pyetur të premten se çfarë do t’u thoshte tifozëve italianë që përpiqeshin të shkonin në lojë, Shapps ua bëri të qartë që të mos udhëtojnë.

“Mos udhëtoni është përgjigjja e kësaj pyetjeje të thjeshtë”.

“Nëse zbulojmë se njerëzit po vijnë vetëm për futboll, ata nuk do të lejohen të hyjnë dhe në fakt, shumë fluturime ‘charter’ dhe fluturime direkte janë anuluar mbi atë bazë”, ka thënë Sapps për Times Radio.

Related posts

PASANIKËT: BARÇA MUND REALIN, bëhet klubi me më shumë të ardhura në botë

Isa.Autor

Liverpool, “Anfield Road” drejt 60 mijë vendeve

Sadik.Autor

MANCHESTER CITY – CRYSTAL PALACE/ City kërkon të qëndroj afër Liverpoolit (FORMACIONET ZYRTARE)

Isa.Autor

Leave a Comment