Kategoria Superiore Shqipëri

Partizani bën “boom”, pranë transferimit të një mbrojtësi kroat

Skuadra  e Partizanit është zgjuar në fund të merkatos së janarit, pasi ka nisur me zyrtarizimin e lojtarëve. Ekipi i kuq nuk e ka mbyllur përforcimin e grupit, pasi kërkon të rrëmbejë të tjerë futbollistë. Përveç sulmuesit, Besart Abdurahimit që marrëveshja me të është thuajse e mbyllur, kryeqytetasit kanë nisur kontaktet edhe me një mbrojtës.

Burime të ndryshme brenda klubit të kuq bëjnë me dije se të kuqtë janë në bisedime të avancuara me një mbrojtës nga Kroacia. Emri i tij nuk bëhet i ditur për momentin, por fjala është për një lojtar të datëlindjes 1995, me një moshë të re vetëm 23-vjeç.

Negociatat nuk janë mbyllur ende, pasi kërkesat e mbrojtësit janë të larta, por duket se bisedimet janë në rrugën e duhur në orët në vazhdim do të ketë të reja më të plota për futbollistin në fjalë. Tifozët e Partizanit duhet të bëhen gati të presin një tjetër futbollist.

Related posts

GJITHÇKA NË KUSHTE OPTIMALE/ Përfundon shtrimi i tapetit të ri, shihni si duket “Air Albania” (VIDEO)

Delo.autor

ZBULON PRAPASKENËN/ Trajneri i Menemespor: Fenerbahçe ofertë zyrtare për Selmanin, ja kush e bllokoi

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Skënderbeu prezanton 2 futbollistët e ardhur nga Gana

Delo.autor

Leave a Comment