Albanian Stars Futboll

Sioni surprizon shqiptarët, Lenjani në vështirësi

Sioni po zhvillon fazën përgatitore në Itali. Ekipi zviceran ka në përbërje 3 lojtarë me origjinë shqiptare: Burim Kukelin, Emir Lenjanin dhe Pajtim Kasamin. Situata në kampin e ekipit zviceran nuk ka qenë aspak e mirë, pasi ata kanë pasur një kampionat skandaloz. Momentalisht, Sioni ndodhet në vendin e e fundit.

Largimi i trajnerit Paulo Tramezzani solli ndryshimin e situatës për shqiptarët. Kukeli dhe Lenjani dolën jashtë ekipit. Ata nuk u preferuan si titullarë nga trajneri i ri, madje as si rezerva. Në kampin stërvitore në Itali, me skuadrën është vetëm mesfushori Burim Kukeli. Ai duket se do të vazhdojë të qëndrojë me skuadrën zvicerane deri në fund të sezonit. 34-vjeçari është me ekipin dhe po futet në lojë nga skuadra e Sion-it.

Situata me Emir Lenjanin është e paqartë, pasi futbollisti nuk është grumbulluar në fazën përgatitore në Itali dhe në klubin zviceran nuk ka asnjë njoftim për gjendjen e tij. Lenjani duket se ka dalë përfundimisht jashtë planeve të ekipit të Sion-it. /EDS/

Related posts

TEUTA bën me “traumë” TIRANËN, SHKËMBI befasohet: Nuk e prisja….

Isa.Autor

TIRANA-LAÇI/ Plas keq sherri në Tunel, ja si u godit sulmuesi (VIDEO)

Delo.autor

PA TAKSA E MILIONA/ Arabia El Dorado e re e futbollit. Nga nafta te topi i futbollit, sauditët pushtojnë globin

F.autor

Leave a Comment