Shqipëri

Partizani në Antalia, të hënën miqësorja e radhës për “demat”

Partizani vijon përgatitjet në Antlia të Turqisë ku prej disa ditësh është duke zhvilluar minifazën përgatitore të dimrit. Ekipi i “demave të kuq” pak ditë më parë luajti dhe ndeshjen e parë miqësore kundër skuadrës turke Kasimpasa, ku u mund me rezultatin 1-0.

Ndërkohë pas asaj ndeshje ekipi i drejtuar nga trajneri Sulejman Starova është rikthyer në fushën stërvitore për të përgatitur sfidën e radhës kundër skuadrës nga Uzbekistani Pakhtakor Tashkent, me të cilën do të përballet ditën e hënë më 15 janar. Lojtarët që u aktivizuan në ndeshjen kundër skuadrës së Kasimpasa kanë kryer seancë stërvitore të diferencuar.

Ndërsa pjesa tjetër e grupit ka zhvilluar normalisht stërvitjen nën drejtimin e stafit teknik. Në skuadër është përfshirë dhe lojtari Brazilian Lukas Ferreira Cardoso që tashmë do të jetë pjesë e klubit të kuq.

Trajneri Starova pret ende përforcime në ekip, pasi grupi ka firo të mëdha, përfshi këtu edhe lojtarët që u lanë jashtë listës për në Antalia, si: Vila, Malota dhe Krasniqi. Edhe në ndeshjen e ditës së hënë pritet që trajneri Starova të bëjë rrotacion në formacion dhe t`u jap minuta të gjithë lojtarëve me qëllim që të njoh më nga afër gjendjen e skuadrës.

Related posts

SHPËRTHIM FANTASTIK NË HOLANDË/ Armando Broja i papërmbajtshëm, realizon dopietë në kampionat

Delo.autor

GOL PAS 2 VITESH PRITJE/ Zhbllokohet më në fund sulmuesi Avdiaj që dikur vlente… 50 milionë euro

Delo.autor

E FUNDIT/ Gianni de Biasi kthehet në stol pas gati 3 vitesh! Pritet firma zyrtare

Delo.autor

Leave a Comment