Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

KOHA PËR TË REAGUAR/ Kombëtarja “për jetë a vdekje” përballë Islandës

Kombëtarja sot luan për të bërë kthesën.

Në orën 20:45 në “Elbasan Arena” kuqezinjtë e drejtuar nga Edi Reja do të përballen me Islandën, kundërshtarin e drejtpërdrejtë për fatet e kualifikimit në Euro 2020.

Shqipëria pozicionohet në grupin H ku pas 5 ndeshjeve ka grumbulluar vetëm 6 pikë, por mbi të gjitha ka humbur ndaj 3 rivalëve direkt me të cilët duhet të “luftojë” për dy vendet e para.

Skema edhe ndaj Islandës mbrëmjen e sotme në Elbasan Arena do të jetë e njëjtë 3-5-2, por në formacionin që pritet të hedhë në fushë trajneri Reja pritet të ketë ndryshime të shumta krahasuar me sfidën e fundit ndaj Francës të cilën kuqezinjtë e humbën me rezultatin 4-1.

Në portë do të jetë sërish Thomas Strakosha, ndërkohë që në mbrojtje Dermaku do të marrë vendin e kapitenit Mavraj me shpresën se nuk do të përsërisë të njëjtin gabim si në ndeshjen e parë që solli golin të Islandës në Reykjavik.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Futbollisti i kombëtares tregon jetën në vendin që nuk ka frikë nga COVID-19

Delo.autor

BARCELONA “KO” NË CHAMPIONS/ Zidane: Të fitosh katër në pesë vite është shumë…

Delo.autor

E BUJSHME/ Oferta e çmendur e Juventusit për Manchester United: “Zgjidh një lojtar, na jep Pogba-n”

Isa.Autor

Leave a Comment