Futboll Premier League

Pas afrimit të bujshëm, tek Arsenali nisin rinovimet

Pasi Arsenali zyrtarizoi afrimin e Aubameyang, një tjetër lajm i mirë vjen për tifozët “topçinj”, pasi mesfushori Ozil ka rinovuar kontratën e tij. Turko-gjermani ka nënshkruar kontratën e tij me Arsenal deri në vitin 2021 duke u bërë futbollisti më i paguar te ekipi londinez, pasi përfiton 397 mijë euro në javë.

Me këtë rinovim, Arsenali duket një pretendent kryesor për një vend në zonën Champions. pasi vetëm pak ditë më parë, Sançez u largua drejt Mançesterit, për të afruar armenin Mkitarian në skuadër.

Ozil u afrua te Arsenal në verën e vitit 2013 nga Reali i Madridit, për 50 milion euro duke u shndërruar në një lojtar kyç për Arsenalin. Ai numëron plot 49 asiste dhe 27 gola me fanellën e Arsenalit, duke fituar zemrat e tifozëve.

Paraqitje të mira mesfushori Ozil ka bërë edhe për kombëtaren e Gjermanisë, duke qenë ndër më të dalluarit.

Related posts

KËRKOJNË PËRFORCIME TË MËDHA/ Me shitjen e Semedos, Barcelona blen dy super mbrojtës…

Delo.autor

KONFERENCA/ Mourinho: Ne kemi një lojtar shqiptar te Roma! Nëse fitojmë ne, edhe një shqiptar do të FITOJË

F.autor

CHAMPIONS/ Galatasaray siguron Europën pas humbjes së çmendur kundër Portos (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment