Futboll Premier League Sport

NGA BAKAYOKO TEK HIGUAIN/ Ja çfarë mund të bëjë Chelsea me lojtarët

FIFA dënoi Chelsea për të mos blerë asnjë lojtar në merakton e verës dhe atë të dimrit, megjithatë klubi anglez pritet ta apelojë vendimin dhe merkatoja e verës mund t’i gjejë të lirë për të manovruar.

Por, çdo ndodhë me lojtarët që ka në huazim ose ka dhënë në formë huazimi:

HIGUAIN kthehet te JUVENTUS? – Sipas dënimit të FIFA-s, Chelsea nuk mund të shtojë lojtarë në ekip për dy vitet e ardhshme. Një skenar që angazhon Juventusin për rikthimin e mundshëm të Higuain. Chelsea, në fakt, nuk mund të ushtrojë opsionin blerje të drejtpërdrejtë që ka për sulmuesin, në fakt, ai do të kthehet në Juventus këtë verë.

Juventus mund të kundërshtojnë vendimin e FIFA-s, duke përmendur se nuk është e drejtë që të ndëshkohet për një sanksion pas marrëveshjes me sukses e aktivizimit për transferimin në janar të argjentinasit.

Avokati Mattia Grassani shpjegoi se Chelsea nuk ka shans që të blejë kartonin e Higuain, as mund ta mbajë atë në formë huazimi. Prandaj ai do kthehet te Juventus, edhe pse këta të fundit mund të ankohen tek FIFA se po iu prish një marrëveshje të arritur më parë se të vendosej sanksioni.

Do jetë një lojë shahu, sepse nëse Higuain paraqitet mirë dhe kap objektivat Chelsea do përpiqet që të gjejë të gjitha format për ta mbajtur, por nëse forma e tij është e dobët do e kthejë te Juve me pretekstin që nuk e blen dot.

KOVACIC- Situatë e njëjtë si Higuain për Kovacic. Mesfushori kroat gjithashtu u transferua te Chelsea në huazim nga Real Madridi verën e kaluar. Me bllokimin e transfertave hyrëse, ish-Interisti do të jetë i detyruar të kthehet në Madrid, të cilët nuk do të marrin tarifat që kanë rënë dakord për blerjen e plotë. Edhe Kovacic ka të ngjarë të kthehet në një tepricë “luksoze” te Reali.

BAKAYOKO – Mesfushori i huazuar te Milani deri në fund të sezonit do të kthehet në Londër sërish në verë. Gjithsesi kuqezinjtë kanë opsionin për ta blerë atë, mirëpo Chelsea do e bllokojë largimin e tij duke e mbajtur në ekip në mënyrë që të ruajë kontingjentin e lojtarëve.

MORATA – Bllokada e tregut gjithashtu komplikon të ardhmen e Hazard. Pa mundësinë e blerjes së një zëvendësuesi, shitja e belgut në verë bëhet e vështirë të realizohet. Në të njëjtën kohë, megjithatë, Hazard është i skadon në qershor të vitit 2020, pa rinovimin, ka të ngjarë të largohet nga Blutë në një transferim të lirë. Është e mundur edhe kthimi në Londër i Morata nga huazimi tek Atletico Madrid. Për më tepër, “Colchoneros” nuk kanë asnjë detyrim për të shpenguar sulmuesin.

PULISIC- Chelsea njoftoi në fillim të janarit, duke blerë Pulisic për sezonin e ardhshëm nga Borussia Dortmund për 63 milionë euro. Marrëveshja nuk është në rrezik ashtu siç ndodhi përpara aksionit bllokues të miratuar nga FIFA. Nuk është e habitshme, Chelsea ka qenë në dijeni të hetimeve, për këtë e mbyllën operacionin gjashtë muaj para.

Related posts

Lemar ‘tërbon’ skuadrat angleze, edhe Chelsea kërkon shërbimet e tij

Q.Autor

SKANDAL/ Kërcënohet Suad Lici, Ademi jep urdhër për anulimin e stërvitjes

Delo.autor

PRITET PREZANTIMI NË “CAMP NOU”/ Xavi zbarkon në Barcelonë, ja mesazhi i parë për tifozët…

Delo.autor

Leave a Comment