Futboll Seria A

Paulo Dybala “ndez” sfidën e Atalanta-s me… gishtin e mesit

Atalanta dhe Juventus do të ndeshen të martën në mbrëmje në Kupën e Italisë, një ndeshje që do të jetë e vlefshme për fazën gjysmëfinale të këtij kompeticioni. Gjithsesi, atmosfera mes dy ekipeve duket se është shumë e mirë. Në fakt, dy numrat dhjetë të dy ekipeve, Papu Gomez dhe Paulo Dybala, kanë komunikuar me njëri-tjetrin në “Facetime”, duke bërë gjeste “dashamirëse”.

Të dy janë shumë miq dhe kanë kaluar shumë kohë bashkë me kombëtaren e Argjentinës. Gomez do të jetë në fushë kundër Juventus, ndërsa Dybala është akoma i ndalur nga një dëmtim. Sulmuesi bardhezi duhet të jetë në dispozicion për ndeshjen e kthimit kundër zikaltërve, që do të luhet 28 shkurtin e ardhshëm në “Allianz Stadium”.

Related posts

JUVENTUS-SPAL/ Etrit Berisha përsëri titullarë, kthehet Ronaldo (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

TEKANJOZI/ Vazhdojnë telashet për DEMBELE, shfaqet me 2 orë vonesë në stërvitje

Isa.Autor

PASUESI I SUAREZIT/ BARÇA shqyrton alternativat, ICARDI mund të rikthehet në “SHTËPI”

Isa.Autor

Leave a Comment