Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

KORONAVIRUSI/ Gati e pamundur të luhen, pritet anulimi i dy ndeshjeve miqësore të kombëtares

Kombëtarja e Shqipërisë ka planifikuar të zhvillojë dy ndeshje miqësore më San Marinon dhe Slloveninë në datat 27 dhe 30 mars.

Ndeshjet ishin planifikuar të luheshin në Itali, por ky version tashmë është i pamundur sepse Italia është e gjitha e izoluar për shkak të përhapjes në masë të Covid-19, që ka shkaktuar qindra viktima.

Prej kësaj kombëtarja jonë dhe ata të San Marinos e Sllovenisë po mendojnë t’i luajnë këto dy teste në vende të tjerë.

Një nga versionet ishte zhvillimi i këtyre sfidave në “Air Albania”, por pas ardhjes së koronavirusit në vendin tonë edhe kjo mundësi është anuluar.

Ndeshja me San Marinon është e sigurt tashmë që nuk do të zhvillohet, ndërsa ajo me Slloveninë mund të luhej në stadiumin e tyre kombëtar, por mund të themi se edhe kjo ide është shumë e vështirë të materializohet.

Shkak është mbyllja e kufijve. Qeveria sllovene, ashtu si edhe vendi ynë ka urdhëruar që të izolohet çdo kontakt me Italinë dhe që nga sot dy shtetet nuk do të kenë linja ajrore, tokësore, apo detare.

Një pjesë e madhe e kombëtares sonë, përfshirë edhe stafin teknik janë në Itali dhe tashmë e kanë të pamundur të vijnë në Shqipëri apo të udhëtojnë drejt Sllovenisë, çka do të thotë se është e pamundur të luhet.

Related posts

ISH-LEGJENDA E INTERIT/ Javier Zanetti flet hapur: Ja si ndryshoi plotësisht jeta e Adrianos

Delo.autor

LIVE/ Teuta-Kastrioti: Gol me 11-metërsh, durrsakët e mbyllin pjesën e parë në avantazh (VIDEO)

Isa.Autor

KUPA E AFRIKËS/ Shkarkohet Seedorf pas eliminimit të Kamerunit

Delo.autor

Leave a Comment