Shqipëri

PD i përgjigjet Finos: Do ta kthesh FSHF-në në lavatriçe parash…

Sot në mesditë, Bashkim Fino, kandidat për president i FSHF-së, akuzoi Partinë Demokratike dhe kryetarin e saj për presion ndaj Gjykatës së Tiranës, që të regjistrojë shoqatat fantazëm, siç i konsideron ai, ato që votojnë në Asamblenë Zgjedhore.

Nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur përgjigjia e selisë blu, përmes një deklarate për shtyp: “Partia Demokratike përgënjeshtron si të pavërtetë deklaratën e kandidatit të PS për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Bashkim Fino. Është shpifje ajo çfarë Bashkim Fino e tregon si shqetësim, se kreu i opozitës ka ndërhyrë në Gjykatën e Tiranës për të ndikuar në mënyrë të paligjshme procesin e zgjedhjeve në federatë.

Në vend të kësaj shpifjeje, Bashkim Fino duhet të shqetësohej se gjykatat janë nën presionin e vazhdueshëm të bosit të tij, Edi Rama, dhe po lirojnë nga burgu e nga fajësia kriminelët, më të cilët Rama ndan pushtetin: Lul Berishën, Emiljano Shullazin, trafikantët e kokainës së “Xibrakës”, Armando Prengën, Mark Frrokun.

Bashkim Fino nuk shqetësohet për këtë, sepse ka pranuar të jetë vegla e Edi Ramës, që përveç prokurorisë, gjykatave, policisë, krimi të kapë edhe Federatën e Futbollit. Ai është pjesë e një farse politike, që ka për qëllim të kthejë Federatën Shqiptare të Futbollit në lavatriçe të pastrimit të parave të pista të Edi dhe Olsi Ramës, si dhe kriminelëve më të cilët mbajnë pushtetin.

Lulzim Basha dhe Partia Demokratike nuk ka asnjë mjet për të ndikuar përveç sheshit! Më 27 janar, Lulzim Basha do të jetë në shesh së bashku me mijëra demokratë e socialistë të ndershëm. Për këtë shqetësohu Bashkim!”

Related posts

BOTËRORI 2022/ Vjen goli historik, sulmuesi Broja ndëshkon me një “PREDHË” Hungarinë (VIDEO)

Delo.autor

FITORJA NDAJ HUNGARISË/ Portieri Berisha nuk e harron Ylli Mihalin, ka edhe një dedikim për Gjimshitin (FOTO)

Delo.autor

E FUNDIT/ ZE MARIA shkelmon dyert e stadiumit të TIRANËS dhe braktis konferencën pas ndeshjes: Unë do…

Isa.Autor

Leave a Comment