Futboll La Liga

AS: Penalltia që priti Navas ndaj Iago Aspas duhet përsëritur

Real Madridi duket se nuk ishte kthjelluar ende nga humbja 0-3 ndaj Barcelonës, pas nuk arritën më shumë se një barazim 2-2 mbrëmë ndaj Celta Vigos.

Ndeshja vazhdon të komentohet mes tifozëve, por edhe në mediat spanjolle.

Kjo për faktin se penalltia e mbrojtur nga Keylor Navas ndaj Iago Aspas në minutën e 72-të, kur rezultati ishte 1-2 në të mirë të Los Blancos duhej të përsëritur.

Kjo sipas AS se portieri i Realit në momentin kur sulmuesi i Celtas gjuajti topin drejt portës ishte dukshëm larg vijës së portës, gjë që është e ndaluar me rregullat e futbollit.

Gjyqtari Jamie Latre ishte pak metra nga e gjitha kjo, por nuk vendosi ta përsërisë penalltinë dhe kjo është shndërruar në debat.

Pra, nuk ka dyshim që futbolli në Spanjë ka nevojë për VAR dhe gjyqtar profesional sa më shpejt.

Related posts

Njihuni me futbollistin që luan si zëvendësues, por është lojtari më i shpejtë në Botëror

Sadik.Autor

GAFË SKANDALOZE NGA PORTIERI EDERSON/ Sulmuesi Rodrigo rihap sfidën ndaj Manchester Cityt (VIDEO)

Delo.autor

IGLI TARE PARAKALON PARATICIN/ Shqiptari takon drejtuesit kuqezi! Gati t’i besohet posti i drejtorit sportiv te Milani

F.autor

Leave a Comment