Futboll Premier League

Guardiola duhet të zgjedhë mes Sanchez dhe Martinez, shkak rregullat e UEFA-s

Manchester City është i interesuar të transferojë Alexis Sanchezin e Arsenalit dhe mbrojtësit e Real Sociedadit, Inigo Martinez, por duhet të zgjedh njërin mes dyve për ta inkuadruar në skuadër për garat evropiane, pasi të dy më parë kanë luajtur në Ligën e Evropës.

Manchester City do të bëjë një ofertë prej 25 milionë funtesh për sulmuesin e Arsenalit Alexis Sanchez.

Sipas mediumit The Mirror, City është i vendosur të kryejë një kthesë dramatike në Sanchezin me një ofertë prej 25 milionë funtesh që do t’i detyrojë ata të vënë frenat në përpjekjet e tyre për të transferuar mbrojtësin e Sociedadit, Martinez.

Trajneri Cityt, Pep Guardiola thuhet se është takuar me drejtuesit e klubit pas fitores 4-1 në Kupën FA ndaj Burnleyt të shtunën pasdite.

Martinez pëlqehet nga shumë skuadra të mëdha evropiane (Getty Images)

Aty thuhet se është vendosur për një ofertë fillestare drejt ‘rebelit’ të Arsenalit, Sanchez, i cili nuk po rinovon kontratën, pasi City duhet të forcojë sulmin që është dobësuar pas dëmtimit në gju të sulmuesit Gabriel Jesus.

Megjithatë, një transferim i suksesshëm për 29-vjeçarin do t’i shihte ata që të hidhnin poshtë planin e tyre për të prishur klauzolën e blerjes prej 28.5 milionë funtesh në kontratën e Martinezit në Sociedad për shkak të rregullave të Ligës së Kampionëve..

Kjo pasi, të dy lojtarët, Sanchez dhe Martinez kanë luajtur më parë në Ligën e Evropës këtë sezon dhe ndryshimet e listës janë të reduktuara.

Klubet që kanë arritur deri në 1/16-tën e Ligës së Kampioneve lejohen të bëjnë tre ndryshime në skuadrat prej 25-futbollistëve të dorëzuara në UEFA në muajin shtator, por ata mund të shtojnë vetëm një lojtar që është shfaqur këtë sezon në Ligën e Evropës.

Related posts

DRIDHET JUVENTUSI/ Në Gjermani i zbulojnë kundërshtarët e Champions League

Isa.Autor

LYON-JUVENTUS/ “Zonja e Vjetër” pretendoi dy penallti, nuk duken episode flagrante

Delo.autor

“ÇMENDET” CONTE/ Shikoni çfarë festimin bën pas golit të Lukakut

F.autor

Leave a Comment