UEFA

Platini apelon pezullimin në Gjykatën e Strasburgut: FIFA sillet si në Mesjetë

Ish-presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, e ka apeluar pezullimin e tij nga të gjitha aktivitet e futbollit, të marrë nga FIFA për korrupsion. Francezi i njohur e ka bërë këtë pranë Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, në mënyrë që të rehabilitojë imazhin e tij. “Kjo është një çështje nderi” dhe një nismë për të lënë “të lirë futbollin nga diktatura burokratike e FIFA-s,” tha në vërejtjet e botuara sot nga “Le Monde”, ish-kapiten i ekipit francez, i cili u detyrua nga akuzat e korrupsionit për të tërhequr kandidaturën e tij nga gara presidenciale e FIFA-s në zgjedhjet e shkurtit 2016, i cili u shfaq si një favorit i qartë.
Për tre vjet, Platini është ndarë nga futbolli me një vendim të Komitetit të Etikës të FIFA-s, që e akuzon atë për 1.8 milionë euro, të cilat në vitin 2011 i ka marrë nga presidenti i atëhershëm i FIFA-s, Sepp Blatter.

Si pezulluar fillimisht për 8 vjet në dhjetor 2015, dënimi i tij u reduktua në 6 vite nga Komiteti i Apelit të FIFA-s dhe pastaj në 4 vjet nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS), në maj 2016. Ky sanksion është konfirmuar edhe nga drejtësia e zakonshme zvicerane në korrik 2017. Në moshën 62 vjeç, francezi, sanksioni i të cilit përfundon në tetor 2019, nuk është i kënaqur me këtë situatë, ndaj ka vendosur të përdorë edhe mundësinë e fundit, Gjykatën e Strasburgut, për t’u pastruar nga akuzat. Para kësaj gjykate, Platini paraqiti muajin e kaluar një ankesë lidhur me tre artikujt e Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Platini beson se nuk ka pasur një gjykim të drejtë në procedurat para komiteteve të ndryshme të FIFA-s dhe të CAS-it, se parimi i reciprocitetit nuk është respektuar, madje është penguar të ushtrojë lirisht veprimtarinë e tij profesionale. Në rastin e parë, juristja Vanessa Allard, e cila udhëzoi akuzën në Komitetin e Etikës së FIFA-s, është në qendër të vëmendjes së Apelit të Platinisë. Po ashtu, zëdhënësi i FIFA-s, Andreas Bantel, është në qendër të kërkesës së Platinisë në Gjykatën e Strazburgut, sepse ka rrjedhur për shtypin elementë të tillë, me qëllim për të dëmtuar reputacionin e tij. Objektivi i tretë i ankesës së tij është presidenti i Komitetit Elektoral të FIFA-s, Domenico Scala, i cili në një intervistë në shtyp ishte qartë kundër kandidaturës së Platinisë.

Të gjithë ata, sipas avokatit të ish-kreut të UEFA-s, Bourdon, kërkuan të ndalonin ardhjen e Platinisë në krye të FIFA-s, nga frika se aty do të rivendoste transparencën e institucionit. Për avokatin ekzistojnë lidhjet “servile” midis anëtarëve të komisioneve disiplinore të FIFA-s dhe organeve të tyre ekzekutive, të favorizuara nga procesi i emërimit dhe lidhjeve financiare. Platini, ndërkohë, pohon se FIFA është “një organizatë në det të hapur, që ka drejtësinë e vet, si në Mesjetë” dhe “të pilotuarit aty nga një kastë e burokratëve, nuk janë të përgjegjshëm për të gjithë. Ata thjesht kishin një obsesion, të më largonin mua nga gara për presidencën, sepse kërcënova avantazhet dhe privilegjet e tyre”.

Related posts

Milani e fiton betejën e parë

Q.Autor

137 ekipe kanë marrë pjesë në Champions League.. Ronaldo ka shënuar më shumë se 117 prej tyre!

Q.Autor

10 arsye pse Juventusi mund ta përmbysë me Totenhemin

Q.Autor

Leave a Comment