Champions League UEFA

Shakhtar dhe Roma kanë një takim me historinë!

Shakhtar dhe Roma do të synojnë të shkruajnë historinë teksa kanë një shans të artë për të shkuar në çerekfinalet e Champions League, pasi janë kualifikuar në dy grupe shumë të vështira. Ukrainasit janë kualifikuar pasi i morën vendin e dytë skuadrës së Napoli, pas shpinës së Manchester City, gjithsesi kanë luajtur vetëm një ndeshje zyrtare në dy muajt e fundit, atë të fituar 4-0 në fundjavën e kaluar. Roma u kualifikua si skuadra fituese e Grupit C, para Chelsea, duke eliminuar Atletico Madrid dhe duke shmangur emrat e mëdhenj në shortin e 1/8-ve. Pas një ecurie me shtatë ndeshje pa fitore (3 barazime dhe 4 humbje), verdhekuqtë kanë fituar tre ndeshjet e fundit në kampionatin italian.

Shakhtar ka qenë edhe tre herë të tjera mes 16 ekipeve më të mira në Champions League dhe është eliminuar në dy raste ndërsa është kualifikuar një herë, pikërisht ndaj Roma në vitin 2011. Gjithsesi, në një total prej katër përballjesh mes tyre, Roma ka fituar tre herë ndaj Shakhtar

Gjithsesi, Roma është eliminuar tre herët e fundit në 18-t e finaleve të Champions League dhe prej një dekade nuk shkon në çerekfinalen e kësaj veprimtarie. Sulmuesi i Shakhtar, Facaundo Ferreyra ka shënuar 11 gola në 12 ndeshjet e fundit që ka luajtur, ndërsa Cengiz Under i Roma ka shënuar tre gola dhe ka dhënë një asist në tre ndeshjet e fundit në Serie A me ekipin kryeqytetas. Shakhtar i ka fituar të tre ndeshjet e luajtura në shtëpi për fazën me grupe të këtij edicioni të Champions League, përfshi edhe atë ndaj Manchester City, për vetëm në 1 nga 12 ndeshjet e fundit të luajtura në këtë veprimtari nuk ka pësuar gol. Nga ana tjetër, Roma nuk kishte fituar asnjë nga 10 ndeshjet e fundit në transfertë në Champions League, përpara se të mposhte 2-1 Qarabag në këtë edicion. Roma e fitoi grupin me 11 pikë, më pak se çdo skuadër tjetër që u shpall fituese në 8 grupet e Ligës së Kampioneve.

Related posts

LIVERPOOL-PORTO/ Klopp synon të marrë kontrollin e ndeshjes (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

FITORJA NDAJ MANCHESTER CITY-T/ Mesfushori Gueye: Ja pse e kemi patur shumë të lehtë kundër “Qytetarëve”

Delo.autor

MBI FINALEN CHAMPIONS TË 2016/ Torres: Nuk ishte radha ime, ja kush duhej ta godiste

Delo.autor

Leave a Comment