Futboll Premier League

Pochettino: Unë te Real Madridi? Futbolli do të më marrë ku të dojë…

 Trajneri argjentinas i Tottenhamit, Mauricio Pochettino, tha se është i lumtur në klubin e tij të tanishëm, por “futbolli” do ta marrë atë “ku dëshiron futbolli”: “Unë jam i lumtur te Tottenham. Futbolli do të më marrë ku të dëshirojë futbolli, siç ka thënë Jorge Griffa, i cili është si një baba për mua. Mos mendoni shumë, gëzoni të tashmen dhe jini profesional. Pastaj, futbollit do t’ju marrë ku të dojë”, – tha ai në një bisedë me “Onda Cero”. Një nga lojtarët që është në orbitën e Real Madridit për sezonin e ardhshëm, sulmuesi anglez Harry Kane, udhëhiqet nga Pochettino, i cili theksoi rritjen e tij:“Që kur ai u shfaq, menjëherë filloi të tregojë cilësinë. Tani, tri vite më vonë, ai ka thyer të gjitha rekordet te Tottenham”. Ai, gjithashtu, udhëhoqi në të kaluarën nënshkrimin e përforcimit të fundit të Barcelonës, brazilianit Philippe Coutinho. “Unë e njoh Coutinhon që nga koha ime tek Espanyol. E udhëhoqa atë për gjashtë muaj. Barcelona është një qytet i veçantë për brazilianët, është shumë ftohtë dhe bie shi në Liverpool, ndaj është e vështirë të lëshohet një mundësi e tillë. Ai shkoi në njërin prej klubeve më të mirë në botë dhe me siguri e ka joshur ideja për të luajtur me Messin”, – përfundoi trajneri argjentinas.

Related posts

E PABESUESHME/ Në Zvicër të “akuzojnë” edhe kur këndon himnin, çfarë po ndodh me Xhakën

Sadik.Autor

TRIUMFIM HISTORIK NË PREMIER/ Fitorja shkatërruese e Benficas zbeh lavdinë e Guardiolës, ja rezultati

Delo.autor

LIVE/ Dy gola të anuluar, 1 shtyllë dhe shumë raste shënimi. Pjesë e parë spektakolare (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment