Futboll Sport

“E TRISHTË”/ Levante trajton në mënyrë skandaloze Armando Sadikun (FOTO)

Armando Sadiku vazhdon të përjetojë një situatë aspak të këndshme në radhët e Levantes në kampionatin spanjoll.

Transferimi i tij te klubi i La Ligës duhej të ishte hapi i madh në karrierë, por për futbollistin shqiptar po kthehet në një makth vit pas viti.

Fillimisht ishte dëmtimi i verës së kaluar që e la shumë muaj jashtë, ndërsa tani është mënyra se si po e trajton klubi spanjoll, i cili e ka jashtë planeve dhe aktualisht nuk e lë as të stërvitet me grupin kryesor të futbollistëve.

Sadiku bashkë me Ivi, Luna dhe Prçiç, nuk bëjnë pjesë më në planet e klubit dhe trajneri Pako Lopez nuk dëshiron të punojë më me ta, por të përqendrohet te futbollistët e tjerë, ndërsa pritet që këtyre lojtarëve t’u gjendet një sistemim.

Për këtë arsye, këta lojtarë vetëm kryejnë nxehjen dhe ushtrimet fizike me ekipin e parë, ndërsa kur fillon puna taktike e teknike, ato largohen në një cep të terrenit stërvitor, siç tregon edhe video e publikuar nga mediat në Spanjë.

Një situatë skandaloze duke llogaritur se bëhet fjalë për futbollin elitar profesionist dhe se po dëmton rëndë edhe shanset e sulmuesit shqiptar për të gjetur ekip të ri, pasi për momentin klubi nuk po gjen akord me ata që kanë shfaqur interes për sulmuesin.

Related posts

LIVE/ “Liga e Kampionëve”: Pjesa e dytë nis zjarr për Atleticon, shtyllë dhe rast i humbur nga Diego Kosta

Delo.autor

Atletico Madrid-Marseille, në Lyon vendoset njëri nga titujt e Europës

Sadik.Autor

“MANTIM FORCAT ME PARTIZANIN”/ Nderim Nexhipi premton: Presim dhe dy lojtarë që…

Delo.autor

Leave a Comment