Albanian Stars Futboll Seria A

Pothuajse zyrtare/ Diskutohen detajet e fundit për kalimin e Memushajt te Bari

Orë vendimtare për transferimin e Ledian Memushajt te Bari në Serinë B. Sipas mediave italiane gjatë pasdites së sotme është parashikuar një takim i fundit mes menaxherit të futbollistit të Kombëtares Shqiptare dhe përfaqësuesve të skuadrës puljeze për përcaktimin e detajeve të fundit të transferimit.

Mësohet se Benevento ka dhënë miratimin për këtë lëvizje, pasi siguroi shërbimet e mesfushorit Baourabia, si alternativë për zëvendësimin e Memushajt. Ditë më parë është njoftuar se Benevento do të përfitojë 500 mijë euro nga ky transferim, ndërsa mesfushori shqiptar një kontratë deri në vitin 2020.

Related posts

NAPOLI-INTER/ Conte synon të rikthehet në krye të renditjes (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

KUPA E ITALISË/ Asist perfekt i Bennacer, “Pistoleta” Piatek zhbllokon sfidën ndaj Spal (VIDEO)

Delo.autor

CONTE JEP “OK” PËR SHKËMBIMIN E BUJSHËM/ Inter gjen sulmuesin që i mungonte

F.autor

Leave a Comment