Futboll Premier League

E FUNDIT/ Ibrahimovic ka arritur marrëveshjen me LA Galaxy

Zlatan Ibrahimovic është bërë me klub të ri.

Kështu raporton The Sun, e cila shkruan se sulmuesi suedez ka pranuar kushtet e marrëveshjes me Los Angeles Galaxy.

E ardhmja e Ibrahimovic në Manchester United ka qenë në dyshim pasi ka luftuar për të zënë ndonjë vend në formacionin bazë pas rikthimit nga lëndimi.

Por, trajneri i Galaxyt, Sigi Schmid këmbëngul se për momentin nuk ka asgjë konkrete në lidhje me transferimin e futbollistit.

“Ka pasur shumë shkrime për të në të kaluarën dhe është diçka që ndoshta do të hapet përsëri.

“Unë nuk e di se çfarë është. Nëse ka diçka apo jo, jam i sigurt se të gjithë do ta marrim vesh. Tani për tani, janë të gjitha thashethemet”, tha trajneri.

Ndryshe, 36-vjeçari në të kaluarën ka luajtur edhe për Paris Saint-Germain, Interin, Juventusin e Milanin.

Related posts

PËRBALLJA ME SAMPDORIAN/ Milani humb yllin e mesfushës. Ja lista me lojtarët e grumbulluar

Delo.autor

Kane apo Lewandowski? Real Madridi ka vendosur cilin do të transferoj këtë verë

Sadik.Autor

Elseid Hysaj: Duhet të fitojmë çdo ndeshje të mbetur, dhe pastaj të shohim cfarë do të ndodhë

Sadik.Autor

Leave a Comment