Kategoria Superiore Shqipëri

Prezantohet Irakli Dzaria, ish-lojtari i Gjeorgjisë te Kukësi

Kukësi po zhvillon përgatitoren dimërore në Antalia të Turqisë, ku dje zhvilloi e fitoi edhe miqësoren e parë. Krahas seancave stërvitore, drejtuesit e kampionëve të Shqipërisë në fuqi po merren edhe me merkaton e dimrit. Kësisoji, ka mbërritur sot në orët e para të mëngjesit në Antalia, për t’u bashkuar me lojtarët e tjerë, mesfushori gjeorgjian, Irakli Dzaria. Ky i fundit, që ka qenë pjesë edhe e kombëtares së vendit të tij, ka nënshkruar me klubin verilindor kontratë për një sezon e gjysmë. 29-vjecari është prezantuar nga drejtori sportiv, Ndemin Nexhipi, dhe shefi i klubit kuksian, Jonuz Hallaci.

 

“Pasaporta”
Emri i plotëIrakli Dzaria
Datëlindja1 dhjetor 1988
VendlindjaPoti, Georgian SSR
Gjatësia1.75 m
RoliMesfushor-mbrojtës
Karriera me të rriturit
VitetSkuadraNdeshje(Gola)
2004–2005Kolkheti-191330(6)
2005–2011Zestafoni108(8)
2012–2015Dinamo Tbilisi76(9)
2015–2016Dila Gori24(2)
2016–2017Sioni10(2)
2017–Dila Gori3(0)
Karriera me kombëtaren
2006–2009Gjeorgia U-213(0)
2012–2014Gjeorgia9(1)

 

Related posts

SKËNDERBEU-KUKËSI/ Goditje dënimi, Dumfur shënon me kokë “Verilindorët” (VIDEO)

Delo.autor

LAJME TË MIRA PËR TEUTËN/ Dy lojtarë kthehen para sfidës me Skënderbeun, ja emrat

Delo.autor

E FUNDIT/ FATI i Ze Marias tek Tirana: Takim me dyer të mbyllura prej 3 orësh me presidentin Refik HALILI

Isa.Autor

Leave a Comment