Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

SFIDA NDAJ SHQIPËRISË PËR “QATAR 2022″/ Trajneri Rosi: Ne do të bëjmë më të mirën tonë për fitore…

Hungaria do të jetë nesër mysafir i Shqipërisë në “Elbasan Arena” dhe të dyja ekipet vijnë në këtë sfidë të Grupit I pas humbjeve me katër gola të pësuar në ndeshjet e së enjtes. Shqipëria u mund 4-1 në Poloni, ndërsa hungarezët u turpëruan në shtëpi nga Anglia që i mundi 4-0.

Përveç katër golave të pësuar në ndeshjen e fundit, të dyja ekipet kanë edhe nga një të përbashkët tjetër, drejtohen nga trajnerë italianë, Edi Reja te Shqipëria dhe Marko Rosi te Hungaria. Të shumta kanë qenë kritikat për hungarezët pas humbjes me Anglinë, pasi ekipi bëri shumë gabime. Pas disfatës me anglezët dhe në prag të sfidës me Shqipërinë, trajneri Marko Rosi u shpreh:

“Një ditë e re fillon pas kësaj humbjeje me Anglinë. Ne do ta analizojmë atë që ndodhi dhe do të përpiqemi të korrigjojmë gabimet. Shqiptarët kanë disa lojtarë që luajnë në Itali, disa në Spanjë, kanë lojtarë cilësorë. Ne duhet të shkojmë atje të përmbajtur dhe të eliminojmë të metat tona aktuale. Nëse kontrolli i një skuadre prishet, dominimi i kundërshtarit është menjëherë i dukshëm. Për anglezët, një lojtar vlen më shumë sesa korniza e plotë e ekipit hungarez. Pavarësisht kësaj, jam i zhgënjyer. Nuk mund ta kapërdijë këtë humbje. Mund të merret një humbje, por me një ekip kombëtar, nuk duhet të humbni me atë ndryshim. Ekipi duhet të mbahet i bashkuar edhe pas pësimit të një goli, për të qenë serioz”, u shpreh mes të tjerash trajneri Marko Rosi.

Hungarezët nuk do të kenë të gatshëm Kevin Varga, që pas dëmtimit të fundit humbet dy sfidat e radhës, ndaj Shqipërisë dhe Andorrës. Endre Botka, me anë të një postimi, paralajmëron shoku e tij të skuadrës te Ferencvaroshi, Myrto Uzuni: “Të dielën ne do të bëjmë më të mirën tonë për fitore, ku unë do të ndihmoj ekipin në këtë takim. Hungaria shkon për fitore në Shqipëri”.

Related posts

RENDITJA E SUPERIORES/ Skënderbeu ngjall fundin, ja situata e skuadrave para dueleve të së dielës…

Delo.autor

“TEK MANCHESTER CITY ISHIN TË GJITHË TË PËRULUR”/ Capello akuzon Neymar: Nuk ishte… lideri

Delo.autor

ME MURE “KRISTALI”/ Dalin pamjet e rezidencës luksoze të Hazard (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment