Futboll Seria A

Pritet firma me dy sulmues, përforcohet Napoli!!!

“Mediaset Premium” ka bërë me dije se Napoli do të marrë Simone Verdi dhe Gerard Deulofeu gjatë merkatos së janarit. Në fillim mendohej se kryesuesit e Serie A do të merrnin vetëm njërin prej tyre, me Verdi që ishte dëshira kryesore, por situata ka ndryshuar dhe të dy lojtarët pritet të vihen në dispozicion të trajneri Maurizio Sarri.
Të hënën, Simone Verdi do të jetë në Napoli për të kryer vizitat mjekësore dhe nëse gjithçka shkon mirë ai do të firmosë për 3 vite e gjysmë me një pagë prej 1.7 milionë euro në sezon, ndërsa në arkat e Bologna, klubi që ka pronësinë e lojtarit, do të marrë 20 milionë euro.Image result for simone verdi bologna

Në orët e fundit, në Itali kanë bërë me dije se pavarësisht nga blerja e sigurt e Verdi, Napoli do të marrë edhe Deulofeu. Mbetet për t’u gjetur vetëm marrëveshja me lojtarin pasi Barcelona ka dhënë “ok” për huazimin e tij, me të drejtë blerje përfundimtare në verën e ardhshme.

Deulofeu ishte edhe në planet e Inter, por zikaltërit nuk mund të investojnë më në merkato, të bllokuar nga rregullat e “Fair Play Financiar”.

Related posts

EMRI I FRIKSHËM I SULMUESIT KOLUMBIAN/ Shihni si quhet pas bashkimit të 12 muajve të vitit

F.autor

SPEKTAKOLARE/ Tifozët e Uruguait zbukurojnë dhe ndriçojnë Rusinë

Sadik.Autor

STATISTIKA TË FRIKSHME/ Ibrahimovic barazon ish-sulmuesin Shevchenko dhe… veten

Delo.autor

Leave a Comment