Futboll Premier League

Chelsea dhe Arsenal rivalizojnë njëra tjetrën për talentin e Watford-it

Sulmuesi i talentuar brazilian, Richarlison ka shkëlqyer këtë edicion në kampionatin anglez.

Lojtari i Watfordit ka arritur të shënoj pesë gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë me skuadrën londineze.

Kjo ka bërë që ai të tërheqë vëmendjen e skuadrave të mëdha angleze.

Kampioni në fuqi Chelsea dhe rivalët londinez Arsenal janë vënë në garë për transferimin e brazilianit.

Mediat angleze kanë raportuar se për 20-vjeçarin dy skuadrat e mëdha tani kanë filluar ta rivalizojnë njëra tjetrën.

Watfordi e transferoi lojtarin dy vite më parë nga Fluminese për 12 milionë euro, por tani vlera e tij është më e lartë.

Klubi verdh e kuq po kërkon së paku 45 milionë euro për ta lënë të lirë yllin e tyre.

Përveç Chelseas dhe Arsenalit në garë për talentin brazilian është edhe klubi francez Olympique Marseille.

Kontrata aktuale e Richarlisonit me Watfordin skadon në qershorin e vitit 2022.

Related posts

I JASHTËZAKONSHËM NË HUNGARI/ Ylli shqiptar merr topin nga mesi i fushës dhe realizon një “magji” (VIDEO)

Delo.autor

FEDERATA NXJERR ZYRAT NË SHITJE/ Gati kalimi te shtëpia e re, ja fitimi i FSHF-së

Delo.autor

RONALDO HYN NË HISTORINË E SERIE A/ Ja çfarë ka bërë në 8 ndeshje radhazi (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment