Futboll Sport

Një mungesë e madhe e një rikthim i rëndësishëm, Kukësi me probleme para Skënderbeut

Kryesfida e javës së 31-të të Superiores është ajo ndërmjet Skënderbeut dhe Kukësit. Takimi që do të luhet në stadiumin “Skënderbeut” mund t’i vendosë kapakun përfundimtar këtij sezoni, pasi një fitore e korçarëve bën që skuadra bardhëkuqe të sigurojë matematikisht titullin e 8-të kampion. Në rast se Kukësi fiton thjesht shtyn festën e “Ujqërve të Dëborës”.

Ekipi verilindor ka nevojë për pikët për të siguruar vendin e dytë dhe shpreson të ja dalë mbanë. Fitoret e Luftëtarit javë pas jave kanë vendosur jo pak në vështirësi ekipin e Kukësit. Trajneri Peter Pacult pas një relaksimi që pati me ekipin në plazh formuloi dhe listën e futbollistëve që do të grumbullojë për këtë ndeshje.

Mbrojtësi Ylli Shameti nuk është i grumbulluar për këtë sfidë. Gjirokastriti nuk ja doli mbanë të ishte i gatshëm për trajnerin Pacult. Ai është një mungesë e rëndësishme për teknikun austriak, pasi ishte i stabilizuar në qendër me Hoxhën. Megjithatë, forcën e këtij takimi do ta mbajë Alla dhe Hoxha, një dyshe që nuk ka funksionuar shumë mirë. Në krahun tjetër, sulmuesi Amido Balde është rikthyer pranë ekipit. Shtatlarti ishte i dëmtuar gjatë dhe tashmë tekniku austriak do t’i japë një mundësi dhe ta bëjë menjëherë pjesë të ekipit.  Afrikani do të jetë i grumbulluar. Pjesa tjetër e skuadrës nuk ndryshon, pasi mbetet e njëjtë.

Lojtarët e grumbulluar për ndeshjen kundër Skënderbeut: Koliçi, Frashëri, Zderiç, Alla, Idrizi, Sadiku, Musolli, Imami, Shkodra, Rrumbullaku, Et’hemi, Kale, Peposhi, Dzaria, Guri, Hoxha, Joti, Balde

Related posts

“NUK ERDHA TEK BARCELONA PËR TITUJ”/ Griezmann zbulon arsyet e largimit nga Atletico

Delo.autor

KUSHTON 14.1 MILIONË DOLLARË/ Beckham zbarkon në Itali, i bën vetes një dhuratë super luksoze

Delo.autor

Legjenda angleze i bindur: Anglia do të luaj në finalen e Kupës së Botës

Isa.Autor

Leave a Comment