Futboll Seria A

Raiola ironizon me Milan: Jam njeri i ulët, nuk flas me Mirabelli!

Raiola flet për merkaton dhe kur e bën nuk thotë kurrë banalitete. Menaxheri, në Milano edhe për të diskutuar për transferimin e Babacar te Sassuolo, ka folur për gazetarët jashtë Hotel Meila, filiali qendror i merkatos së janarit në Itali. Kunji i parë shkon direkt për drejtorin sportiv të Milan. “Nuk flas me atë, sepse sipas atij, unë jam një njeri i vogël. Kur të jem në lartësinë e tij, mbase atëherë mund të jem i denjë për të dialoguar me atë”, ironizoi Raiola me Mirabelli.

Rezultate imazhesh për raiola mirabelli

Më pas, menaxheri i famshëm foli edhe për “Fair Play financiar”, sikurse për Ibrahimovic dhe rikthimin e mundshëm të Balotelli në Itali: “Ka falsifikuar merkaton, UEFA i ka bërë një dëm madhor. Ibra në Amerikë? Le të jetojmë momentin, do të shohim se çfarë do të ndodhë. Rikthimi i Balotelli në Itali? Ekziston mundësia. Dëshira kryesore e Marios është që të luajë mirë futboll dhe që të jetë një skuadër që beson te ai. Nuk e ka përjashtuar kurrë Italinë, mbase e kam përjashtuar unë”.

Rezultate imazhesh për raiola balotelli

Related posts

“Ai ishte një m*t për vite”, presidenti i Bayernit mirëpret largimin e Ozil nga Gjermania

Isa.Autor

MBLEDHJE URGJENTE TE BARCELONA/ Ksavi premton: Do të jemi si Bajerni

Delo.autor

FRIKË PËR ERNEST MUÇIN/ Sulmuesi i Kombëtares dëmtohet në ndeshjen me Lestërin (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment