Futboll Premier League

Zyrtare: Emerson lojtar i Chelseat, i lumtur për transferimin

Chelsea e ka zyrtarizuar ardhjen e Emerson Palmieri në orët e vonona të mbrëmjes, duke e transferuar nga Roma. 

Mbrojtësi 23-vjeçar ka nënshkruar për katër vite e gjysmë, ndërsa do ta bartë fanellën me numrin 33.

Flitet se transferimi është kompletuar për shifrën e 20 milionë eurove dhe 6 milionë euro bonuse.

Emerson gjatë prezantimit

“Kam ardhur këtu pasi është një klub i madh me një histori të madhe. Kur e vesha fanellën e pash se çfarë ndjesie e madhe është të jesh në një klub kaq të madh”.

“Futbollin anglez e përcjell që në moshën 15 vjeçare. Zhvillohet një lojë shumë e bukur dhe më e bukur do të jetë kur do të luaj këtu”, ka thënë Emerson në prezantim.

Lojtari do ta bartë numrin 33

Edhe drejtorja e Chelseat, Marina Granovskaia, është shprehur e lumtur që kanë nënshkruar me një lojtar të talentuar si Emerson.

“Jemi të entuziazmuar dhe i urojmë mirëseardhje në klub Emersonit. Ai është i ri dhe i talentuar”.

Related posts

Francesco Totti: Dhjetën time mund ta marrë vetëm ky futbollist…

Isa.Autor

POSTON PAMJET E “AIR ALBANIA” DHE PYET NDJEKSIT/ UEFA: Ku ndodhet ky stadium? (FOTO)

Delo.autor

E BUJSHME/ Mbappe ka dyshime, PSG gjen zëvendësuesin në Premier League

Delo.autor

Leave a Comment