Shqipëri

Reagon UEFA, ja ç’thotë për rivalitetin Duka-Fino në garën për FSHF-në

Ashtu siç pritej gara për kreun e ri të FSHF-së që do të vendoset më 7 shkurt po monitorohet me kujdes nga UEFA dhe FIFA. Pedro Pinto, drejtori i Komunikimit në “qeverinë europiane të futbollit”, në një deklaratë për top channel flet rreth asaj që po ndodh me fushatën e kandidatëve në Shqipëri, qëndrimin e tyre për ndikimin politik mbi zgjedhjet dhe atë se çfarë do të ndodh në vazhdim.

 

“UEFA së bashku me FIFA-n po ndjekin nga afër zhvillimin e fushatës për zgjedhjet e 7 shkurtit dhe po informohen për të gjitha zhvillimet”, deklaroi Pedro Pinto.

Kujtojmë se deri më tani në garën për FSHF-ë janë dy kandidate, kreu aktual Armando Duka dhe Bashkim Fino. Afati për propozime të reja është deri më datën 18 janar dhe nuk përjashtohet mundësia që në zgjedhjet e 7 shkurtit të jenë më shumë se 2 kandidatë.

Related posts

“SHKOJMË MARRIM 3 PIKËT”/ Shikoni fjalimin emocionues të yllit Broja para ndeshjes me Andorrën (VIDEO)

Delo.autor

“Dem i Kuq” deri më 2021, Partizani prezanton talentin shkodran

Q.Autor

LUAN PËR PËRFAQËSUESEN E BELGJIKËS/ Januzaj uron shqiptarët për Ditën e Pavarësisë në rrjetet sociale (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment