Futboll La Liga

Real Madridi ‘përdhos’ La Corunan, fitore dhe ‘kërcënim’ për Barcelonën

Reali e ka mposhtur 7:1 Deportivon në “Santiago Bernabeu”.

Real Madridi ka siguruar fitoren e parë në vitin 2018, pas tri dështimeve me radhë, duke llogaritur edhe humbjen në El Clasico, ndeshja e fundit për vitin 2017, teksa këtë vitin kishin humbur nga Villarreali dhe kanë barazuar 2:2 me Celta Vigon.

Në këtë ndeshje shënuan Cristiano Ronaldo dy gola, Gareth Bale po ashtu dy gola, aq sa edhe Nacho, kurse golin tjetër e shënoi Modric.

Ndërsa për mysafirët realizoi Adrian Lopez në minutën e 23’të.

Kjo fitore vjen edhe si një kërcënim i hapur për Barcelonën e cila është pretendente kryesore për titullin e La Ligas.

Related posts

E BUJSHME NGA BRAZILI/ Marcelo është gati të zbarkojë në Serinë A tek klubi i madh…

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Kukësi bunker, kualifikimi vendoset në Azerbajxhan

Isa.Autor

JUVENTUS APO INTER? Gjykata jep titullin e diskutueshëm të sezonit 2005-2006

F.autor

Leave a Comment