Bundesliga Futboll

Real Madridi ‘zgjohet’ në merkato, sfidon Arsenalin për yllin e Bundesligës

Real Madridi është i gatshëm të mundë Arsenalin për të nënshkruar me sulmuesin e Borussia Dortmund, Pierre-Emerick Aubameyang. Raportet më herët sot sugjeruan se “Topçinjtë” kishin gjetur kushtet personale me sulmuesin gabonez. Megjithatë tani “Don Balon” pretendon se Florentino Perez është gati të rrëmbejë Aubameyang dhe ta sjellë në “Santiago Bernabeu”.

Drejtuesit e “Los Blancos” janë gati të shpenzojnë 62 milionë sterlina për 28-vjeçarin, i cili gjithmonë ka ëndërruar të luajë për kampionët e Evropës. Aubameyang dëshiron të largohet Dortmund-i dhe ka qenë në telashe me ekipin e Bundesligës në disa raste këtë sezon.

Arsenali kishte avancuar me bisedimet për gabonezin si zëvendësues për Alexis Sanchez, i cili është i vendosur të bashkohet me Manchester United në 48 orët e ardhshme, por përfshirja e Real Madridit në garë duket se i ka prishur mendjen 28-vjeçarit. /EDS/

Related posts

“NAGELSMANN I DUHUR PËR STOLIN E BAVAREZËVE”/ Legjenda Kahn konfirmon krizën: Bayern nuk ka para për…

Delo.autor

Sergio Ramos: Është një nga sezonet më të dobët të Real Madrid-it

Q.Autor

3 interistë, 1 juventin dhe Salah… zbulohet renditja e lojtarëve që kanë rritur vlerën e tyre

Q.Autor

Leave a Comment