Futboll Ligue 1 Sport

E BUJSHME NGA FRANCA/ Wenger rikthehet në sezonin e ardhshëm, nis kontaktet me klubin…

Drejtuesit e Lyon kanë kontaktuar trajnerin Arsene Wenger, për të drejtuar skuadrën sezonin e ardhshëm 2019-2020.

Lajmin e konfirmon “L’Equipe”, sipas së cilës trajneri 68-vjeçari francez është kandidati kryesor për të drejtues ekipoin e Lyon.

Lyon i ka parashtruar një projekt konkret ish-trajnerit të Arsenal, duke e ftuar që të jetë pjesë e tij. Wenger do të zëvendësojë në këtë detyrë Bruno Genesio, që do të largohet nga skuadra e Lyon në fund të sezonit.

Wenger nuk drejtoi asnjë ekip gjatë këtij sezoni, që kur u largua nga “topçinjtë” një vit më parë edhe pse ofertat në adresë të tij kanë qenë të shumta. Trajneri francez ka deklaruar se nuk do të tërhiqet nga sporti, por nuk ka vendosur ende se ku do të luajë.

Lyon, në vendin e tretë këtë sezon në Ligue 1, do të luajë në Champions League sezonin tjetër dhe synon të ndërtojë një ekip triumfues. Ndaj beson se përvoja e Wenger është e nevojshme për të bërë të mundur që ky projekt të ketë sukses.

Related posts

Roma arrin marrëveshjen me mbrojtësin e Portos

Sadik.Autor

BOMBA E MERKATOS/ Drejtuesit e REALIT në ITALI për yllin e madh

Isa.Autor

NUK ISHTE ASNJËHERË…/Futbollisti italian thyen rekordin negativ në Premier League

Isa.Autor

Leave a Comment