Futboll La Liga

Reali i ‘mallkuar’, Villareali fiton në minutat e fundit në Bernabeu

Villarreali e ka tronditur Real Madridin duke e mposhtur në fund të ndeshjes së La Ligës midis “Santiago Bernabeut”, të shtunën pasdite.

Në një ndeshje të javës së 19-të të La Ligës spanjolle të dominuar nga Real Madridi, sidomos në pjesën e parë, skuadra mysafire i tronditi vendasit duke iu shënuar gol në minutën e 88-të përmes Fornals pas një kundërsulmi të shpejtë.

Reali pati një pjesë të parë më shumë raste, veçanërisht përmes Cristiano Ronaldos, dhe ishte shumë pranë golit, por pa sukses.

Kjo është humbja e dytë në tri ndeshjet e fundit në “Bernabeu” në kuadër të La Ligas për Real Madridin, pas asaj ndaj Barcelonës.

Real Madridi mbetet në vendin e katërt me 32 pikë, 16 më pak se Barcelona që është lider.

http://www.dailymotion.com/video/x6d2f1x

Related posts

Luftëtari-Vllaznia mbyllet pa gola në një terren të rënduar

Q.Autor

Mourinho “i çmendur” pas Perisiç, gati të ofrojë 50 milionë euro për kroatin

Isa.Autor

Bashkim Fino denoncon skandalin: Partia Demokratike po ushtron presion ndaj Gjykatës për të vepruar pro Armando Dukës

Sadik.Autor

Leave a Comment