Futboll La Liga

Reali në kaos, Ronaldo dëshiron të kthehet në Man United

Crsitiano dëshiron të largohet nga Real Madridi.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë, Cristiano Ronaldo, është i zhgënjyer me mos realizmin e premtimit nga ana e Florentino Perez për rinovimin e kontratës dhe ka vendosur të largohet nga Madridi.

Qëllimi i portugezit tani është rikthimi në Man United, aty ku luajti nga viti 2003 deri në atë 2009, para se transferohej në “Santiago Bernabeu”, raporton AS.

Vendimi i portugezit është i pakthyeshëm dhe tashmë ia ka kumtuar lajmin edhe disa shokëve të skuadrës.

Një burim i AS pran lojtarit, ka thënë se Cristiano “është i zhgënjyer sepse ndihet i tradhtuar”.

Pas dy golave në finale të Ligës së Kampionëve kundër Juventusit, Florentino i kishte premtuar portugezit kontratë të re dhe kjo është arsyeja pse 32 vjeçari këmbëngulë për rinovimin dhe përmirësimin e kushteve ekonomike.

Sido që të jetë, rinovimi ende nuk ka ardhur pavarësisht se lojtari ka bërë thirrje në mënyra të ndryshme.

“Dua të vazhdoj karrierën në Madrid nëse është e mundur”, tha Roni pasi fitoi Topin e pestë të Artë.

“Nëse është e mundur, dua të pensionohem në Madrid. Por, nuk varet nga unë, nuk jam bosi i klubit”, shtoi ai.

Mbappe, Neymar dhe Messi – janë tre lojtarët më të paguar në botë aktualisht dhe Cristiano ndihet i nënvlerësuar për këtë.

Ronaldo është i pesti me 21 milionë euro në sezon, Messi i pari me mbi 50 milionë, ndërsa Neymar dhe Mbappe fitojnë te PSG-ja mbi 35 milionë euro në sezon.

Related posts

“HYSAJ DO TË LARGOHET NË JANAR”/ Konfirmon agjenti i lojtarit: Pranon me kënaqësi kalimin tek…

Delo.autor

INTER ZBULON PRAPASKENËN/ Ja shuma e vërtetë që “Zikaltërit” kanë paguar për Christian Eriksen

Delo.autor

Blerja e bujshme e Interit/ Lautaro Martinez lë mbrapa Agueron dhe Tevez, Icardi i dhjeti

Isa.Autor

Leave a Comment