Basketball Të tjera

Miami mposht Milwaukee, New Orleans fiton pas kohës shtesë

Katër ndeshje të luajtua mëngjesin e sotëm, me Miami që fitoi 97-79 ndaj Milwaukee, ndeshje me dy pamje, më e mirë për miqtë në pjesën e dytë, ndërsa në të dytën erdhi përmbysja e skuadrës vendase. Dragic me 25 pikë ishte më i miri në fushë për Miami, duke i bërë të pavlefshme 22 pikët e Antetokounmpo për miqtë.

Pas kohës shtesë fiton New Orleans, që mundi 123-118 Neë York jashtë fushe, në një ndeshje spektakolare. Hardaway dhe Porzingis realizuan nga 25 pikë secili, por që s’mjaftuan për nju-jorkezët, ndërsa për miqtë u dalluan Davis me 48 pikë e 17 rebaund si dhe Holiday me 31 pikë.

Pa probleme fiton Minnesota, që mundi 120-103 Portland, takim që u dominua nga vendasit, që u shkëputën gradualisht nga perioda në periodë. Butler me 24 pikë, Teague me 22 e Toëns me 20 bënë diferencën në fushë për vendasit. Fiton edhe Indiana, që mposhti 120-97 Phoenix jashtë fushe, me 7 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë (Collison 19).

REZULTATET E SOTME

Miami – Milwaukee, 97-79

New York – New Orleans, 118-123

Phoenix – Indiana, 97-120

Minnesota – Portland, 120-103

Related posts

Legjenda Georges St. Pierre: Do të kthehesha në kafaz për Khabib Nurmagomedov

Sadik.Autor

Liga e Europës/ Nesër ndeshjet e fundit në fazën e grupeve

Sadik.Autor

NBA/ Theu protokollin anti-Covid, ylli i Brooklyn Nets përfundon 1 javë në karantinë

Delo.autor

Leave a Comment