Futboll Premier League

Refuzohet nga Klop, Aubamejang niset për të firmosur në Londër

Megjithëse ende asgjë nuk është zyrtare, Arsenal duket se po bën goditjen në orët e fundit të merkatos së janarit. Bëhet fjalë për sulmuesin Pierr Emerik Aubamejang i cili sot ka lënë aeroportin  e Dortmundit dhe është nisur drejt Londrës.

Sipas asaj që raporton gazeta angleze “The Sun”, ky operacion i ka kushtuar Arsenalit 55 milionë paund duke siguruar një pagë prej 180 mijë paund në javë në Londër.

Lajmi është pritur mirë nga tifozët e “topçinjve” të cilët kanë nisur të personalizojnë edhe bluzat e para me mbiemrin e sulmuesit, të cilit i kanë vënë dhe numrin 14, i cili më parë është mbajtur nga legjenda Tierri Henri.

Aubamejang është pjesë e Borusia Dortmund që nga viti 2013, duke u bërë menjëherë një titullar fiks në radhët e kësaj skuadre. Por problemet jashtë fushës së lojës dhe çështjet disiplinore zbehën lidhjen e tij me klubin, duke kërkuar tashmë fillimin e një aventure të re larg Gjermanisë.

Sulmuesi mendohej se do të përfundonte te Liverpuli, por trajneri Jurgen Klop e cilësoi të panevojshëm afrimin e tij, duke i hapur rrugë transferimit të Aubamejang te Arsenali.

Related posts

“DO MBAJMË LART EMRIN E SKËNDËRBEUT…”/ Zv.trajneri Liçi: Nuk do të luftojmë për mbijetesë

Delo.autor

MER FRYMË MANCINI/ Italia e bukur shpërblehet me një gol në sekondat e fundit

Isa.Autor

SYNOJNË PËRFORCIME NË EKIP/ Bayern dhe Manchester City duel në merkato, kërkojnë talentin francez…

Delo.autor

Leave a Comment