Kategoria Superiore Shqipëri

Zyrtare/ Partizani largon talentin 21-vjeçar

Aventura e Realdo Filit te Partizani merr fund ditën e sotme, shkruan.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i kuq nëpërmjet një njoftimi zyrtar, ku sqaron ndërprerjen e kontratës me lojtarin fierak.

Klubi falënderon lojtarin Realdo Fili për kontributin e dhënë përgjatë dy sezoneve me fanellën e Partizanit. Për tu veçuar performanca pozitive në kualifikimin historik përballë hungarezëve të Ferencvaros në sezonin 2016 – 2017. Sulmuesi 21-vjeçar ka arritur sot marrëveshjen me drejtuesit e klubit duke mbyllur me mirëkuptim aventurën e tij me 15-të herë kampionët e vendit. Si rezultat i konkurrencës së shtuar, klubi duke marrë në konsideratë hapësirat e kufizuara të aktivizimit, i jep mundësi lojtarit të vijojë karrierën e tij në një tjetër ekip. Klubi i uron Realdo Filit suksese të mëtejshme në karrierën e tij sportive”,  shkruhet në njoftimin e klubit të kuq

Related posts

PAS FITORES NDAJ TEUTËS/ Portieri Ruçi: Ndeshja e sotme ishte shumë e mirë, besoj se…

Delo.autor

MUNGON VETËM ZYRTARIZIMI/ Sulmuesi shqiptar pranë transferimit tek skuadra e PSV-së, ja emri…

Delo.autor

DINAMO-TEUTA/ Pritet një sfidë e “luftuar” nga të dyja skuadrat (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment